lamallari pret ministrin e brendshem te italise forcojme partneritetin strategjik mes dy vendeve 6a032c90c37d3

Lamallari pret ministrin e Brendshëm të Italisë: Forcojmë partneritetin strategjik mes dy vendeve

May 12, 2026
1 minut lexim

Ministri i Punëve të Brendshme, Besfort Lamallari, priti në një takim zyrtar në Tiranë, homologun e tij italian, Matteo Piantedosi. Takimi është në kuadër të forcimit të partneritetit strategjik dhe bashkëpunimit dypalësh mes dy vendeve.

Gjatë takimit, të dy ministrat vlerësuan marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë, të mbështetura mbi lidhje historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore, si dhe riafirmuan angazhimin e përbashkët për forcimin e Partneritetit Strategjik mes dy vendeve.

Ministri Lamallari shprehu mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të palëkundur të Italisë ndaj procesit të integrimit europian të Shqipërisë, duke theksuar rolin aktiv të Romës në mbështetjen e perspektivës europiane të Ballkanit Perëndimor. Ai nënvizoi se, në kushtet e sfidave aktuale gjeopolitike, uniteti dhe solidariteti ndërmjet Bashkimit Europian dhe vendeve të rajonit mbeten thelbësore për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit.

Në fokus të diskutimeve ishte bashkëpunimi në fushën e policisë dhe sigurisë, menaxhimit të migracionit dhe kontrollit kufitar.

Të dy ministrat vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në Itali dhe të qytetarëve italianë që jetojnë e investojnë në Shqipëri, duke e konsideruar këtë urë njerëzore si një element kyç në afrimin e mëtejshëm mes dy vendeve. Në këtë kuadër, u evidentua edhe rëndësia e ruajtjes dhe promovimit të kulturës arbëreshe në Itali, si pjesë e trashëgimisë së përbashkët historike dhe kulturore. Takimi u zhvillua në një atmosferë miqësore dhe konstruktive, duke konfirmuar nivelin e lartë të dialogut politik dhe bashkëpunimit strategjik ndërmjet Shqipërisë dhe Italisë.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

teknologjia dhe ai ndryshojne arsimin ipk sjell pervojen amerikane ne kosove 6a032c307c466
Lajmi i mëparshëm

​Teknologjia dhe AI ndryshojnë arsimin, IPK sjell përvojën amerikane në Kosovë

per cfare do te diskutojne trump dhe
Lajmi i radhës

Për çfarë do të diskutojnë Trump dhe Xi?

Të fundit nga

Ahmeti pret ne seli Pirro Vengun, një ish ministër

Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka njoftuar se ka mirëpritur në takim ish-ministrin e Mbrojtjes, zotin Pirro Vengu “Gjatë bashkëbisedimit, njoftova për të gjitha tentativat për minimin e Marrëveshjes së Ohrit, duke

Për çfarë do të diskutojnë Trump dhe Xi?

Presidenti amerikan, Donald Trump, dhe udhëheqësi kinez, Xi Jinping, pritet të zhvillojnë një samit në Pekin – që po vëzhgohet me vëmendje – teksa Uashingtoni dhe Pekini po synojnë një armëpushim të
ShkoLartë