​Lajm i mirë për Interin para sfidës me Liverpoolin

February 14, 2022
1 minut lexim

Alessandro Bastoni pritet të jetë i gatshëm për t’u përballur me Liverpoolin teksa italiani u stërvit në fushë përpara ndeshjes të së mërkurës në Ligën e Kampionëve.

“Nerazzurrët” janë kualifikuar në fazën e 1/16-të të Ligës së Kampionëve për herë të parë pas dhjetë vitesh dhe do të takohen me Liverpool-in në fazën tjetër.

“Reds” vizitojnë skuadrën e Simone Inzaghit në “Giuseppe Meazza” të mërkurën në ndeshjen e parë të kësaj faze.

Interi do të jetë pa Nicolò Barella-n e pezulluar për të dy ndeshjet kundër gjigantëve të Premier Ligës, por shpreson të shohë Alessandro Bastoni të kthehet në fushë.

Italiani u ndal për shkak të një dëmtimi në kyçin e këmbës gjatë fitores 2-0 të Interit ndaj Romës në Kupën e Italisë javën e kaluar dhe humbi ndeshjen e së shtunës në Serie A me Napolin.

“Calciomercato”, raporton se mbrojtësi nuk iu bashkua pjesës tjetër të skuadrës për seancën stërvitore, por duket se është në formë të mirë dhe nuk i ka dëmtuar ligamentet, ndaj shpreson të jetë i disponueshëm për ndeshjen ndaj skuadrës së Jurgen Klopp.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Policia e Maqedonisë në “Tabanoc” zbulon teste të falsifikuara PCR dhe transport joligjor të pasagjerëve

Story i radhës

“Do t’i kisha ulëritur”, Agron Llakaj mbështet Donaldin, por e kritikon për sjelljen me Einxhelin: Nuk duhet të fliste ashtu!

Të fundit nga

Pesë pyetje për 2025-ën

Ndërrimi i administratës në Shtetet e Bashkuara, me Donald Trump që merr përsëri drejtimin pas Joe Biden më 20 janar 2025, do të sjellë ndikime të rëndësishme në politikën amerikane dhe globale.
ShkoLartë