Lady Gaga ka konfirmuar se do të luajë së bashku me Joaquin Phoenix në seritë vijuese të filmit “Joker”.
Todd Phillips, drejtor dhe bashkëskenarist i filmit të vitit 2019, për herë të parë në qershor lajmëroi se do të ketë një film të dytë, “Joker: Folie à Deux”.
Gaga zbuloi në postimin e saj se filmi i ri është planifikuar të ketë premierën më 4 tetor 2024.
Artistja nuk dha detaje të tjera për rolin e saj, por sicc raporton “Variety”, në fillim të verës, Gaga kishte qenë në bisedime për të luajtur Harley Quinn, në një muzikal.
“Joker” ishte një hit që i dha yllit Phoenix Oscar-in e tij të parë për rolin si personazhi kryesor.