La Liga e përgëzon Mallorcan për transferimin e sulmuesit të Kosovës

February 20, 2022
1 minut lexim

Vedat Muriqi po e përjeton një start fantastik në La Liga. Në tri ndeshjet e para, sulmuesi nga Kosova ka shënuar dy gola dhe ka dhuruar një asist.

Me golat dhe asistet e tij, ai po e ndihmon Mallorcan që të jetë mbi vendet që bien në kategorinë e dytë.

Sulmuesi  realizoi golin e vetëm të Mallorcas në humbjen e sontme 1:2 ndaj Betisit në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 25-të në La Liga.

E starti i fuqishëm i sulmuesit shtatlartë nuk ka kaluar pa u vënë re nga La Liga.

Ajo në profilin e tyre zyrtar në Twitter në gjuhën angleze e ka përgëzuar Mallorcan për transferimin e tij.

“Vedat Muriqi në La Liga: 3 ndeshje, 2 gola, 1 asist. Çfarë nënshkrimi, Mallorca”, shkroi liga spanjolle.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Josef DioGuatdi, strateg dhe vizionar i veprimtarisë lobiste të nivelit më të lartë dhe të suksesshëm të lobimit

Story i radhës

Me cilin rol u bë fenomen Bes Kallaku? Altin Basha rrëfen momentet

Të fundit nga

Drilon Ganiu, sekretar Gjeneral i FFM-së

Pas zgjedhjes së kryetarit të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM), Masar Omeragiq, ky i fundit në mbledhjen e mbajtur emëroi bashkëpunëtorët e tij me të cilët do të operojë në federatën më
ShkoLartë