Josef DioGuatdi, strateg dhe vizionar i veprimtarisë lobiste të nivelit më të lartë dhe të suksesshëm të lobimit

Në periudhat më të ndjeshme historike kur ishim të rrezikuar, disi, sikur të na përcolli fati me lindjen e fytyrave të ndritura të kombit për t’i dalë zot kur i duhet, qoftë nga okupimet invazionet ushtarake, politike e diplomatike.

Atëherë kur kombit shqiptar i duhej një zë i fuqishëm dhe i zëshëm në shtetin më të fuqishëm në botë, në aspektin ekonomik, ushtarak dhe demokratik, lindi si zeniti, Josef Jej DioGuardi, duke u bërë për herë të parë në historinë amerikane, një Kongresmen me origjinë shqiptare arbëresh nga trungu i familjeve të ushtarëve të Gjergj Kastrioti-Skënderbeut, i cili nga Shqipëria me 4000 ushtarë zbarkoi në Itali, saktësisht në Napoli, duke iu përgjigjur ftesës së Mbretit Alfons për t’i dalë në ndihmë në luftë kundër rebelëve francez të cilën e fituan me sukses.

Në shenjë falënderimi, ai iu caktoi pjesë të Kalabrisë më rrethinë ku u vendosën dhe u shtrinë në afro 58 vendbanime, duke e përfshirë edhe vendlindjen e babait të zotit DioGuardi, Greqi (Katundi).

Unë, disa herë kam shkruar rreth kësaj historie të familjes DioGuardi në kuadër të gjitha atyre familjeve të cilat me fanatizëm, përkushtim dhe krenari, e ruajnë dhe e kultivojnë gjuhën, kulturën dhe traditën shqiptare.

T’i kthehemi realitetit të sotëm më të cilin po ballafaqohemi për të satën here, mbrojtjen e interesave kombëtare përmes lobimit në shtetin më të fuqishëm, mikun dhe shpëtimtarin e kombit shqiptar, në këto momente kyçe për shtetin e Dardanisë, nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Bisedimet me Serbinë të rënda, të komplikuara dhe të rrezikshme për të ardhmen e shtetit më të ri si pasojë marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga ish udhëheqës, të papërgjegjshëm, të shitur e të shantazhuar, ku, shtetin e Dardanisë tani e kanë mbështetur për muri me kërkesën se, duhet t’i zbatoni marrëveshjet e nënshkruara, në vitin 2013 rreth Asociacionit një-etnik të komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive, në kuadër të një shteti multietnik, i pranuar nën presionin si diskriminim pozitiv për hir të paqes për të arritur deri të pavarësia me njohje reciproke.

Lobi Shqiptar i udhëhequr nga dy ikonat e kombit, Joe e Sherley DioGuardi, strateg dhe vizionar që nga veprimtaria lobiste qysh në kohën e ish Jugosllavisë duke lobuar dhe reaguar për padrejtësitë dhe shtypjet ndaj shqiptarëve, filluan më një përgatitjet në një afat të gjatë dhe me kujdes me stafin e Senatorit Bob Menendez qe nga korriku, në koordinim dhe bashkëpunim të ngushtë dhe të përbashkët me Bordin Drejtues i aktivizuar si asnjëherë më parë më qellim që, Bashkësisë Ndërkombëtare, në këtë rast, Bashkimit Evropian si përgjegjës për dialogun Dardani-Serbi, në bashkëpunim të ngushtë më SHBA-të, t’ua bëjmë me dije se dialogu me konditat të cilat i kërkon Serbia, është i pranueshëm dhe i pazbatueshëm nga shteti i Dardanisë.

Falë angazhimit dhe punës së pa ndërprerë dhe të palodhshme lobuese i të dy udhëheqësve, pa të cilët, nuk do të kishim sukses sepse, zoti DioGuardi dhe zonja Sherley Cloys DioGuardi, kanë krijuar miqësi me Kongresmen dhe Senator në baza të një bashkëpunimi afatgjatë e të sinqertë dhe të vërtetë duke i paraqitur kërkesat e Dardanisë dhe shpjeguar pozicionin e saj karshi Serbisë e cila, duke i eskivuar dialogut me arsyetime të pa baza, po tenton që, Dardaninë ta shndërrojnë në një shtet jo funksional i kontrolluar nga Serbia përmes njëfar Asociacioni një etnik me kompetenca ekzekutive të komunave më shumicë serbe, në kuadër të Asociacionit ekzistues ku përfshihen të gjitha komunat në kuadër të Shtetit të Dardanisë.

Dhe, për t’i dhënë kahje të duhur dhe të pranueshme për popullin shumicë të Dardanisë, Lobi Shqiptar e përgatiti kërkesën konkrete dhe të pranueshme duke ua bërë me dije miqve tanë në Kongres dhe Senat se, ky lloj Asociacioni është i pa pranueshëm edhe i pa zbatueshëm në shtetin unitar.

Zonja Sherley Cloys-DioGuardi, në bazë të diskutimeve dhe analizave në kuadër të Bordit Drejtues, mund të thuhet se ishte ajo e cila formulojë më saktësi siç i ka përgatitur shumë kërkesa drejtuar Kongresmenëve dhe Senatorëve para çdo dëgjimi për çështje të caktuara, e bëri, edhe këso-here ku vërehej qartë dhe më saktësi paraqitja e Senatorit Bob Menendez, Kryetar i Komitetit për politikë të jashtme në dëgjimin në Nënkomitetin për çështje Sigurie dhe Bashkëpunimi për Evropë dhe rajonin, kur para panelit ishte i thirrur zoti Gabriel Escobar, i dërguar i posaçëm i Presidentit Biden për bisedimet Dardani- Serbi, të cilit iu drejtua më pyetjen se: A do të lejoni një Asociacion i cili mund të prodhojë një Republikë Serbe, me ç`rast, ai u deklarua se, SHBA-t nuk dëshironte një Asociacion i cili bie ndesh me normat ligjore, prandaj, Dardanisë i kërkohet ta jap modelin e duhur për një Asociacion siç e mendojnë që është i pranueshëm në bazë të legjislaturës në fuqi.

Prandaj, paraqitja e Senatorit Menendez, i cili insistonte që t`i bëhet presion Serbisë e jo Dardanisë, rezultoi si faktues para këtij Nënkomiteti

Vërtetë ishte një paraqitje shumë e fuqishme sepse, Senatorit Bob Menendez foli me gjuhën e popullit të Dardanisë, të cilit i mbetemi borxh duke i dhënë përkrahje të pa ndërprerë për mbrojtjen e interesave të Dardanisë si parakusht për të arritur një marrëveshje të pranueshme për të dy palët, kërkesë të cilën në këtë mënyrë mund ta bënin vetëm qifti DioGuardi,ashtu siç kanë bërë në shumë dëgjime për më tepër se tri dekada.

Ky është rezultat i punës permanente e të pa lodhshme e cila u korurëzua me sukses por, mërgata shqiptare këtu në SHBA si gjithmonë, duhet ta përkrah Lobin Shqiptar për t’i realizuar kërkesat dhe nevojat e shtetit të Dardanisë në forcimin e një shteti sovran, të pavarur dhe unitar në tërë territorin, konform kerkesës të Presidentit Joe Biden, mik dhe lobues i fuqishëm për çështjet shqiptare.

Mund të themi më plotë të drejtë se, Senatori Bob Menendez, po shkon fërkemeve të ish Senatorit Joe Biden në të njëjtin post, Kryetar i Komitetit për Marrëdhënie me jashtë në Senatin Amerikan, tani, për fatin e shqiptarëve, në krye të Shteteve të Bashkuara të Amerikës i cili, ia ka paraqitur vetit si detyrë primare, përfundimin e dialogut të stërzgjatur e të mundimshëm të këtyre dy shteteve, me njohje reciproke.

Presidenti Biden për të satën here ia ka përsëritur Serbisë këtë kërkesë nga e cila nuk mund t’i ikë nëse mendon të bashkëpunojë me SHBA-të dhe të bëhet pjesë e BE-së, rrugë e cila kalon përmes shtetit të Dardanisë.

Paraqitja e Senatorit Bob Menendez, është rezultat i takimit të 26 shtatorit me komunitetin shqiptar i organizuar nga Lobi Shqiptar ku bashkëatdhëtarët iu bashkëngjitën thirrjes duke shprehur një unitet, duke e vërejtur angazhimin e këtij Lobi sikur ishte në vitet e ‘90-ta.

Senatori Bob Menendez meriton, mirënjohje, respekt dhe përkrahje, prandaj, i bëjmë thirrje komunitetit shqiptar që në bashkëpunim më Lobin Shqiptar i udhëhequr nga zoti DioGuardi dhe zonja Shetley Cloys-Dioguardi bashkë me Bordin Drejtues, të organizojmë një takim sa më masovik më këtë mik të respektuar dhe të fuqishëm në krye të Komitetit për Marrëdhënie me Jashtë në Senatin Amerikan, më të cilin do të punojmë dhe bashkëpunojmë për shumë çështje tjera ende të pa përfunduara, të cilat na presin e për të cilat duhet të jemi të përgatitur dhe unik.

Mërgata shqiptare, si gjithmonë ka qenë dhe do të jetë e bashkuar dhe e gatshme t’i përgjigjet thirrjes së zotit DioGuardi në bashkëpunim më aktivistë dhe afaristë të cilët gjithmonë ishin në përkrahje që t`i përgjigjen ftesës së Lobit Shqiptar kur është pyetje interesi dhe kerkesat e atdheut.

Zoti DioGuardi, do të tentojë që t’i përshtatët kohës dhe terminit kur Senatori Menendez është i gatshëm që të na takojë ndërsa, ne të përgatitemi që t’i shtrojmë pyetje dhe kërkesa të cilat janë në interes të shtetit të Dardanisë dhe të kombit në tërësi.

Ky dëgjim në nënkomitetin për çështje dhe Siguri Rajonale të Evropës, në një mënyrë ishte përgjigje më e mirë, e fortë dhe e qartë, kërkesës së 16 ligjvënësve drejtuar Presidentit Biden i sponzoruar nga shteti Serb.

Kongresmen DioGuardi, strateg dhe vizionar i veprimtarisë lobiste

Kjo ikonë i shqiptarisë bashkë më zonjën e nderuar dhe të përkushtuar rreth çështjeve të papërfunduara shqiptare, e fituan respektin edhe të popujve tjerë të ish Jugosllavisë të cilët përjetonin fatkeqësinë e njëjtë siç ishin kroatet dhe boshnjaket.

Prandaj, duke i parë këta të dy lobistë të suksesshëm dhe human, udhëheqësit e tyre këtu në SHBA,iu drejtuan me kërkesë zotit DioGuardi që në emër të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane duke e shprehur nevojën e përkrahjes për të luftuar kundër pushtetit brutal komunist të diktatorit të Serbisë, Slobodan Millosheviq.

Jugosllavia u copëtua në vitin 1992, kur, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi dhe Bosnja e Hercegovina e shpallën pavarësinë e tyre të organizuar në vitin 1993.

Për ironi, ani pse edhe Dardania( Kosova) e shpalli pavarësinë nga Serbia dhe Jugosllavia, megjithatë, nuk u njoh nga SHBA-t deri në shkurt të vitit 1998, vetëm pas shumë lobimeve më anëtarët senior të Kongresit dhe Administratës së Presidentit Bush(i riu) të Ligës Qytetare Shqiptaro Amerikane.

Pra, në vitin 1991 para Shtëpisë së Bardhë u organizua një demonstratë masovike dhe e fuqishme me flamuj, shqiptar, kroat dhe boshnjak, me prezencën e udhëheqësve të komuniteteve të tyre e të gjithëve se bashku për çka, mirënjohje të madhe iu dha zotit DioGuardi dhe Kongresmenit Ben Gillman, i cili gjithmonë ishte në përkrahje të Lobit Shqiptar.

Një njeri human, një aktivist dhe lobist i shquar, një intelektual i guximshëm, i aftë më njohuri të gjerë të çështjes shqiptare por edhe problemet e kombeve tjera në ish Jugosllavi të rrezikuara nga diktatura e Millosheviqit një armik i përbashkët i të gjithë të tjerëve përpos serbëve, iu bashkuan zotit DioGuardi dhë Lobit Shqiptar për ta ngritur zërin kundër diskriminimit, brutalitetit të një regjimi diktatorial, i bashkuan zërat dhe ia dolën që kërkesat e tyre të shkojnë te populli amerikan, te Kongresi dhe Senati dhe Administrata aktuale në krye të SHBA-ve.

Më një paraqitje të sinqertë dhe të argumentuar, më një oratori të fuqishme dhe bindëse, kontribuojë që çështjet e pazgjidhura të këtyre kombeve, ta marrin drejtimin e duhur.

Prandaj, kombi shqiptar dhe jo vetëm ai, nga një njeri i këtillë e gjetën përkrahjen të gjitha ata të cilët i përcillte fati i njëjtë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ronaldo reagon pas fitores ndaj Leeds

Story i radhës

La Liga e përgëzon Mallorcan për transferimin e sulmuesit të Kosovës

Të fundit nga