Ky shtet shtrëngon rregullat e hyrjes për turistët rusë

min lexim

Turistët rusë që mbajnë viza të zonës Shengen të lëshuara nga çdo vend nuk do të lejohen më të hyjnë në Republikën Çeke nga 25 tetori, përecjell Bota sot.

Në muajt e fundit, vendet në kufi me Rusinë, si shtetet baltike, së bashku me Finlandën dhe Poloninë, kanë ndaluar turistët rusë.

Ndërkohë, Republika Çeke ndaloi menjëherë vizat për rusët, përveç për arsye humanitare, pas pushtimit të Ukrainës nga Moska, por lejoi hyrjen e vizitorëve në aeroporte që kishin viza të lëshuara nga vende të tjera në zonën Shengen të BE-së.

Tashmë, shtrëngimi i rregullave, i miratuar sot nga qeveria, do të thotë se as ata me viza të BE-së nga shtetet e tjera nuk do të lejohen të hyjnë.

“Ndërsa raketat ruse bien në shesh lojërash për fëmijë dhe mbi njerëzit në Ukrainë, deri në 200 qytetarë të Federatës Ruse udhëtojnë për në Republikën Çeke përmes aeroporteve ndërkombëtare çdo ditë”, tha ministri i jashtëm i Republikës Çeke, Jan Lipavsky.

Ndalimi do të jetë për rusët që mbajnë viza për turizëm, sport apo kulturë, shtoi Lipavsky.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Berisha komenton fjalimin e Ramës në KiE: Kudo që udhëton, paraqitet si anti-shqiptar

Story i radhës

“Është kujdesur për mua gjithë natën…”, Enca poston foto në krahët e një mashkulli muskuloz!

Të fundit nga