Ky është kurthi i Listës Serbe ndaj qeverisë së Kosovës, asociacioni qëllimi kryesor!

November 6, 2022
1 minut lexim

“Deri në momentin që Prishtina të tërheqë vendimet për riregjistrim të automjeteve dhe të formojë Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe”, kështu thanë përfaqësuesit nga Lista Serbe, pas vendimit që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Pas vendimit të Qeverisë për targat ndodhi edhe suspendimi i drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriç, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa ilegale të lëshuara nga Serbia, në RKS – Republika e Kosovës.

Skena më groteske ishte e zhveshjes së uniformave të Policisë së Kosovës nga policët serbë. Ata marrin paga nga Qeveria, pranojnë të jenë në institucione, por jo të zbatojnë vendimet e saja. Ata policë nuk zhveshën uniformat, zhveshën të vërtetën maskat. Të tillë policë nuk i duhen askujt, të hapet konkurs për policë të rinj, si dhe vendet nëpër institucione të tjera. Goran Rakiq nuk mbaron dhe as nuk përfaqëson serbët, mbron interesat e politikës shoviniste të Serbisë dhe Vuçiqit. Prapa vendimit të tyre qëndron Vuçiqi i gjendur në situatë delikate dhe pa rrugë dalje, synon të krijojë kaos për të mënjanuar presionin amerikan për të arritur sa më parë marrëveshje me Kosovën. Tensionimi i situatës presupozohet të vë nën presion Qeverinë e Kosovës dhe nën efektin e saj të lëshojë pe për asociacionin. Synohet të krijohet gjendje alarmante, edhe takimi i Vuçiqit me ambasadorin rus dhe kinez është në linjë të kësaj strategjie. Qeveria s’ka pse të brengoset për largimin e Listës Serbe, edhe më fuqishëm të veprohet për të shtrirë sovranitetin e vendit krahas vendimeve sovrane në tërë territorin e saj.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Mëyra si të manifestosh para, për të mos patur kurrë probleme ekonomike

Story i radhës

Në mbështetje të Albinit dhe institucioneve të Republikës

Të fundit nga

Si t’i pastroni ulëset e veturës?

Përgjigjet janë të fshehura në shtëpinë tuaj. Ulëset e veturave janë bërë nga pëlhura jashtëzakonisht të forta që mund të përballojnë ngarkesa të rënda. Megjithatë, ato janë të ndjeshme ndaj ushqimeve të

Martin: Nxora mësime nga viti 2023

Horge Martin fitoi titullin e parë kampion në Moto GP, teksa triumfoi këtë sezon me skuadrën Dukati Pramak. Spanjolli ishte i pranishëm në “Fim Awards”, ceremonia e ndarjes së çmimeve të fundvitit
ShkoLartë