Kuvend: Migrantët – vazhdohet situata e krizës në kufirin jugor dhe verior

Kuvendi solli ndryshimin e Vendimit për miratimin e vazhdimit të afatit për ekzistimin e situatës së krizës në një pjesë të territorit të vendit, për shkak të rrezikut të lartë nga hyrja dhe tranzitimi I migrantëve nëpër territorin e RMV-së dhe për mbrojtjen e shëndetit publik në kushte të pandemisë me COVID-19.

Marketing

Vendimi, sic njofton KlanM, ishte miratuar me 44 vota “për” dhe 22 “të përmbajtur”.

Deputetët e VMRO-DPMNE-së kanë votuar “të përmbajtur”, për shkak se sic kanë thënë, vendimi duhet të bëjë me migrantët e jo edhe me krizën e kovidit. Opozita, sic percjell KlanM, ka bërë përgjegjëse qeverinë, sic thanë, për shkak të rritjes së fluksit të migrantëve në nivel ditor me zbulimin e 30 deri 40 rasteve.

Deputetë të VMRO-DPMNE-së kanë shtruar pyetjen se përse ka nevojë për pjesëmarrje të një pjese të Armatës në kufirin jugor dhe verior duke drejtuar akuza për partizimin e MPB-së.

BB MediaBB Media
Sipas MPB-së, vitin e kaluar dhe këtë vit, nëpër vendin tonë kanë tranzituar më shumë se 700 mijë refugjatë. Situata e krizës, sic njofton KlanM, për herë të parë ishte shpallur vitin e kaluar më 19 Gusht.

Story i mëparshëm

Reali në kërkim të një mbrojtësi të majtë

Story i radhës

Universiteti i Tetovës e vijon bashkëpunimin me universitetet nga Republika e Turqisë

Të fundit nga