Universiteti i Tetovës e vijon bashkëpunimin me universitetet nga Republika e Turqisë

Universiteti i Tetovës dhe Universiteti Dumlupinar nga qyteti Kytahja i Republikës së Turqisë nënshkruan memorandum bashkëpunimi. Memorandumi u nënshkrua nga Rektori i UT-së, Prof. Dr. Kushtrim Ahmeti dhe Rektori i Universitetit Dumlupinar, Prof. Dr. Kazim Uysal.
Bashkëpunimi mes dy universiteteve buron nga nevoja për zhvillimin dhe përmirësimin e marrëdhënieve të partneritetit në organizimin e aktiviteteve të përbashkëta si, seminare, konferenca, punëtori, krijimin dhe organizimin e veprimtarive të tjera, që synojnë mirëqenien e përgjithshme e të dy institucioneve, si dhe forma të tjera të bashkëpunimit.
Me këtë marrëveshje, po ashtu, palët bien dakord që të shkëmbejnë informata relevante me interes të ndërsjellë, të ftojnë njëri-tjetrin dhe të marrin pjesë në trajnime profesionale, seminare, konferenca, tryeza të rrumbullakëta dhe aktivitete të tjera, që lidhen me forcimin e kapaciteteve dhe cilësisë së shërbimeve të dyja institucioneve. Po ashtu, të kontribuojnë në zhvillimin e programeve të përshtatshme me nevojat e përdoruesve të shërbimeve të institucioneve, të ndihmojnë reciprokisht me këshilla profesionale dhe të ndajnë përvojat ekzistuese dhe të reja të rëndësishme për fushën e tyre të veprimtarisë dhe grupeve përkatëse.

Marketing

Story i mëparshëm

Kuvend: Migrantët – vazhdohet situata e krizës në kufirin jugor dhe verior

Story i radhës

Vivien ia lëpin faqen Getinjos

Të fundit nga