Kush po na e sjellka, e kush e sjelli Serbinë në Dardani?!

June 7, 2022
min lexim

Vizita e “mallëngjyeshme” e Edvin Kristaq Ramës e Hashim Thaçit në Hagë, aktiviteti i shtuar symbyllur ndaj “Ballkanit të hapur”, ide ruso-serbe, mohimi i gjenocidit serb në Dardani nga Parlamentit Shqiptar pas atij të Srebrenicës që ishte një paralajmërim se, për t’u dukur besnik ndaj Vuçiqit, të mohohet edhe gjenocidi ndaj vëllezërve të tyre në Dardani, janë turpi dhe tradhtia që historikisht aq hapur e paturpësisht i bëhet kombit, në shërbim të Serbisë dhe Rusisë nga ana e dy argatëve dhe bashkëpunëtorëve të armikut tonë shekullor.

Kjo është baras me tragjedi kombëtare e cila, nëse nuk ndërpritet, jo vetëm Serbinë, por edhe Rusinë do të na sjellin në tokat shqiptare për të përfunduar nën thundrën e tyre.

Kryerevolverashi i PDK-së bashkë me togerin Berisha, pas hedhjes së zjarrit në barut nga ana e tyre, “tentonin ta qetësojnë situatën” të vetorganizuar e vetënxitur.

Kush e hodhi bocën me gaz lotsjellës nga ndërtesa e Parlamentit në turmën e “veteranëve” të UÇK-së, të cilëve iu kishin bashkuar pjesëtarët e partive opozitare, PDK, AAK dhe të lindurit e pavakët, të PSD-së me kryetarin me “merita të jashtëzakonshme” për destabilizim, Dardan Molliqajn.

Siç është ajo shprehja e vjetër kur e kishin mbytur hoxhën e kishin groposë në pleh e kur erdhi policia me kontrolluar, ai cili qëndronte mbi grumbullin e atij plehu, i zoti i shtëpisë i thoshte policit: mos kujto t’i se është hoxha në pleh, prandaj, mos kujtoni ju se atë e ka hedhur dikush nga këto parti.

Këtij far Klinakut do t’i shtroja pyetjen publike: si ndodhi që paketat me materiale të sjellura nga Serbia, siç thuani ju e nuk na e argumentuat asnjëherë e që është e mundur por, si u bëtë ju pjesë e këtij skenari, duke mos reaguar kur ua zbrazën para hundëve në selinë e veteranëve të UÇK-së dritën për diell dhe, ju i shikonit sikur lopa viçin pa reaguar fare dhe pa i ndaluar ata që i sillnin për t’i pyetur se, çka janë këto paketa dhe kujt i dërgohen.

Kjo nuk ndodhi, sepse nga Haga vinin kërkesat që të zhbëhet Gjykata Speciale duke tentuar që me këto metoda të veprimit, “do ta detyrojnë Gjykatën” që ta ndërpres punën për ta arritur qëllimin naiv dhe duke u sjellur në këtë mënyrë, do të ndihmoni që kjo të arrihet, anipse, po ky urdhërues nga Haga që akuzohen për krime, vrasje të bashkëkombësve shqiptar, kanë qenë agjitues që kjo gjykatë të votohet si legjitime e shtetit të Dardanisë siç edhe është dhe paguhet nga taksapaguesit në gjendje të rëndë sociale, duke i përfshirë edhe veteranët e vërtetë të UÇK-së.

“Komandanti, themeluesi dhe luftëtari i vijës së parë të frontit të “Rognerit”, Hashim Thaçi bashkë me komandantët tjerë milioner të cilët u pasuruan, vodhën dhe falën tokë dardane, ua morën edhe ato pak para që kanë mbetur dhe, ata të cilët e meritojnë kujdesin maksimal, posaçërisht invalidët dhe familjet e tyre, po këta komandant i lanë në harresë për 20 vite dhe për habi nuk reaguan deri sot.

Vetë “komandantët çlirimtar” të zonave, duke u marrë para të majme të pandërgjegjshmëve ndaj të pa ndërgjegjshmeve për t’i certifikuar si veteran të luftës, i vobektësuan ata të cilët me nderë, krenari dhe sakrificën e treguar kanë luftuar në vijat e para të frontit, po, ja që i harruan.

Kush po qanë me lot të krokodilit për gjendjen e rëndë të veteranëve, siç ishte Ramush Haradinaj, ama, po ta pyetni zotin Haradinaj dhe gjeneralët tjerë se, kah u pasuruan dhe pse i sollën në këtë gjendje veteranet e vërtetë, po këta oligark të cilët për një 20 vjet në pushtet, ama i latë në harresë.

Manipulime me gjendjen e mjerueshme të veteranëve të vërtetë për ta rrëzuar qeverinë e cila, po tenton t’i zbulojë keqpërdorimet të llojeve të ndryshme ku janë të përfshirë edhe këta vetë, është alfa dhe omega e këtyre demonstratave të panevojshme në këtë mënyrë brutale ndaj institucioneve shtetërore që heshtën për 20 vite me radhë.

Pse i bënë dy UÇK, dhe dy lloj të veteranëve. Po, vërtetë kur përmenden veteranët e luftës posaçërisht invalidët për të cilat nuk ka patur nevojë vërtetimi, duhet urgjentisht qeveria të gjejë zgjedhje ndërsa, për ata të dyshimtit, duhet pritur dhe pastruar listat, ndërsa, komandantët e zonave të merren në përgjegjësi penale.

Akuza kryesore duhet drejtuar ish-komandantëve, të cilët morën edhe mito nga veteranët e rrejshëm, duke i bërë dy krime.

Në njërën anë, morën mito, në anën tjetër, i ndanë luftëtarët në dy grupe ku pësuan veteranët e vërtetë për të cilët ish-politika e ish-pushteti, nuk treguan kurrfarë kujdesi, interesimi dhe humaniteti. U mashtruan pas pasurie marramendëse, e cila nuk mund të fshihet sepse duket.

Si dhe kah e arritën këtë pasuri të cilëve, kur t’i thërrasësh hajna, ata, aq irritohen deri në çmenduri sepse, fjala e drejtë gjithnjë është e ithët.

Kush e solli, e kush po na e “sjellka” Serbinë në Dardani?!

Serbia përmes Vuçiqit dhe argatëve të tij nga Dardania e Shqipëria, në marrëveshje ilegale, pastaj edhe legale, ia zbehën pavarësinë Dardanisë, ia mohuan sovranitetin e plotë, ia rritën apetitet Serbisë për të kërkuar pjesët më vitale të sajë në këmbim me disa livadhe të Kosovës Lindore duke mos e prekur Bujanovcin sepse, Serbia e ka lidhjen kryesore me Greqinë përmes magjistrales rrugore e hekurudhore që nuk është në gjendje të heq dorë qoftë edhe ta nisë luftën që mos ta jap atë pjesë më çfarëdo kosto.

Kush e promovoi ngrehinën artificiale e quajtur “Ballkani i hapur”, ide ruso-serbe për ta anashkaluar Evropën, për ta dobësuar e përçarë atë dhe për ta fuqizuar Serbinë, ekonomikisht edhe ashtu më e avancuara në Ballkanin Perëndimor, politikisht duke e injoruar Marrëveshjen e Berlinit që dallon nga Ballkani i hapur i Vuçiqit, Ramës e Thaçit e Zaevit, sepse, nuk e pavarësinë, por e mban nën kontrollin e Evropës duke investuar barbarisht sipas nevojave dhe prioriteteve, duke i kontrolluar investimet dhe kapitalin sipas marrëveshjeve dhe qëllimeve që përkojnë me standardizimin e tyre duke i afruar shtetet e Ballkani sa më afër me shtetet e zhvilluara të Evropës.

Rusia dhe Serbia, nuk e kishin e as nuk e kanë këtë strategji as politike.

Ishte tentimi i fundit i Edvin Kristaq Ramës gjatë vizitës “së mallëngjyeshme” të mikut të tij e të Vuçiqit në Hagë, të cilit, për t’ia përmbush premtimet e dhëna Vuçiqit, ta urdhërojë partinë e tij, PDK-në, në marrëveshje më AAK-në që, për ta realizuar këtë plan famëkeq, duhet të organizohet e tërë opozita, pjesë e shoqërisë civile, mjetet e informimit, portalet e televizionet e financuara ilegalisht, assesi nga miqtë, por armiqtë të cilët duke llogarit në këto dhe opozitën e çmendur, do t’ia arrijnë qëllimit- rrëzimin e qeverisë, realizimin e Ballkanit të hapur, marrjen e pushtetit dhe largimin e rrezikut nga burgosja dhe kthimi i pasurisë ilegale.

Opozita, me çdo kusht po tenton ta rrëzojë këtë qeveri e cila, edhe ashtu po qe se nuk lëshon pe ndaj atyre marrëveshjeve të dëmshme të nënshkruara nga is- politika njëzet vjeçare në pushtet, do të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, që i bie se këta që nuk lanë gjë pa i bërë këtij shteti e këtij populli, do t’i shpëtojnë burgut dhe do ta shpëtojnë pasurinë e vjedhur.

Ky është qëllimi, të jeshë o mos të jeshë, prandaj, “ unë ua kuptojë” zavallin, i cili nuk është i vogël, por jetësor për ta.

Se ish-politikanet e pushtetarë, sa ma shumë po kalon koha, gjërat e pista po dalin në sipërfaqe siç ndodhi tani me Ballkanin e hapur që po mbyllet, të autorëve gjoja legal por me Rusinë në prapavijë, ua zbuloi njeriu kryesor i Putinit, Vuçiqit, Ramës, Thaçit dhe Zaevit i cili, ky i fundit përpos numrit të vdekur kurrfarë roli, as rëndësie nuk ka.

Këtë nga zemërplasje, e bëri, Sergej Lavrov pas dështimit të udhëtimit për në Beograd e që iu deshtë ta zbulojë mashtrimin të cilin, autorët e lartpërmendur deshën të na e shesin si projekt evropian e besa edhe amerikan por, që nuk kishte qenë ashtu.

Edvin Kristaq Rama, pas të gjithë këtyre skandaleve të tradhtisë ndaj kombit duke urdhëruar Parlamentin që mos ta aprovojë Rezolutën për gjenocidin serb në Srebrenicë dhe posaçërisht atë ndaj popullit vëlla të Dardanisë, ky duhej ta largojë me metoda demokratike, të cilat momentalisht janë të pamundura pasi e kemi një opozitë të përçarë dhe të pafuqishme, pa numra të nevojshëm në Parlament.

Popullin shqiptar, në momentet më kritike, e ka shpëtuar fati, me ndihmën e perëndisë.

Hafiz Shala

Neë York

6 maj 2022

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Rusia voton largimin nga Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut

Story i radhës

Ja ndryshimet e mëdha që iOS 16 do të sjellë

Të fundit nga

Shqipëria bllokon TikTok për një vit

Shqipëria ditën e Shtunë njoftoi se do të bllokojë aksesin në TikTok për një vit, një vendim që erdhi në përgjigje të vrasjes së një adoleshenti muajin e kaluar duke shtuar shqetësimet
ShkoLartë