Ja ndryshimet e mëdha që iOS 16 do të sjellë

Përpara debutimi zyrtar në Vjeshtë, Apple prezantoi ditën e Hënë në konferencën WWDC disa funksionalitete të reja për iOS 16.

Një prej ndryshimeve më të rëndësishme të iOS 16 është rimodelimi i ekranit të kyçjes me funksionalitete të cilat mundësojnë përshtatje shumëllojshme të ndërfaqes.

Përdoruesit do të kenë qasje në shabllonë të gatshëm me ngjyra dhe tekst të ndryshme përveç mbështetjes për widgets të cilat tashmë mund të aksesohen pa pasur nevojë për të qasur në telefon me Face ID apo kod PIN.

Risi janë sfondet dinamike të cilat ndryshojnë në varësi të orës apo motit. Një përditësim të madh kanë marrë njoftimet të cilat tashmë shfaqen nga fundi i ekranit.

Me funksionin e ri Live Activities përdoruesit mund të gjurmojnë gjërat po që po ndodhin si takime, rezultate ndeshjesh apo një udhëtim me Uber.

Edhe Focus Mode është përditësuar për të funksionuar me ekranin e ri të kyçës. Nëse flasim për Mesazhet, aplikacioni iMessages me iOS 16 bën të mundur të editoni mesazhet e dërguara apo ti tërhiqni plotësisht nëse keni dërguar diçka aksidentalisht.

Live Text është zgjeruar në funksionalitet dhe tashmë mund të konvertojë dhe përkthejë gjatë videove.

Në aplikacionin Wallet, Apple ka shtuar një funksion “Paguaj më vonë” ku përdoruesit mund të ndajnë pagesat e bëra me Apple Pay në këste pa asnjë komision dhe interes. Në iCloud Apple ka shtuar mbështetjen për libraritë e ndara të cilat mund të aksesohen nga miqtë dhe familja të cilët mund të kontribuojnë me foto dhe video.

Në aplikacionin Mail Apple ka sjellë opsionin për të planifikuar dërgimin e e-maileve. Ashtu si Gmail, aplikacioni do të mësojë kur keni harruar të bashkëngjisni një përmbajtje dhe tju paralajmërojë.

Në Safari Apple ka shtuar grupimin e tabeve të cilat mund të ndahen me miqtë dhe familjen.

Së fundi Apple paralajmëroi një përditësim të madh me CarPlay ku do të përmirëoshen integrimi me muzikën, të ketë një ndërfaqe të re përdoruesit që personalizohet sipas nevojave të drejtuesit dhe widgets për informacione të shpejta siç është moti.

Për ata që duan Audion Hapësinore, me iOS 16 përdoruesit mund të krijojnë profile të personalizuara përmes kamerave të iPhone. /PCWorld Albanian

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kush po na e sjellka, e kush e sjelli Serbinë në Dardani?!

Story i radhës

LSDM: Partia e Mickovskit – sinonim i krimit

Të fundit nga