Kush mund ta parandalojë Vuçiqin, BE-ja apo ShBA-të..?

Ngjarjet dramatike dhe kriminale që po ndodhin në veri të Kosovës, janë të natyrës politike dhe skenare të Aleksandër Vuçiqit, të cilit i pëlqen ideja se mund të bëjë çka të dojë me Kosovën, apo sipas ëndjes së tij, dëshiron të luaj me fatin e dy popujve, të serbeve dhe shqiptarëve.

Vetëm brenda një jave në veriun e Mitrovicës, shkakëtohen më se gjashtë shpërthime dhe ato shumë të rrezikshme, që bëhët fjalë për mjete të rrezikshme shpërthyese, të cilat do të shkakëtonin vdekjen e shumë njerëzve, si edhe shkatërrimin e gjërave materiale.

Qeveria e Kosovës, në bazë të ligjeve kushtetuese respekton dhe trajton çdo komunitet të saj në mënyrë të barabartë, dhe diçka më shumë se garantia e një bashkëjetese të pa trazuar, ndërsa komuniteti serb, në veçanti në pjesën veriore, sikur është shdërruar një pjesë e tyre në kriminel, të cilët po i përdor Vuçiqi dhe vetëm me një trysni të jashtme, në veçanti e SHBA-ve, ndoshta mund të krijohet një atmosferë paqe.

Duhet ti falenderojmë vendet e Kuint-it në Kosovë, në veçanti ato të SHBA-ve, të Gjermanisë, të Britanisë dhe vendeve tjera mike, të cilat kujdesen në çdo hap të gjendjes së Kosovës, poashtu edhe përkujdesja e tyre ndaj situatës në veriun e vendit, mirëpo, qeveria e Kosovës, në kordinim me presidenten e shtetit, me gjitha përpjekjet e tyre për të mos e përkeqësuar gjendjen, kanë lëshuar pe, për çështjen e targave, tani edhe për zgjedhjet e katër komunave serbe dhe ku do të ndalen tani, kur dalin përpara fakte që nuk mund të vihen nën kontrollë, dhe sikur ato anestizohen dhe bëhën të pa rëndësishme.

Çka po ndodh me politikat dhe imazhin e Evropës, a duhet t’i merr parasysh këto kërcënime të Vuçiqit, ndaj shtetit të Kosovës, apo kjo tregon se këtij krimineli i është lëshuar kërpeshi përsëtepërmi, që rreziku nuk mund të përkufizohet vetëm në Ballkanin perëndimor, por edhe më gjerë, që mund të ia sheh sherrin tërë Evropa.

Padyshim se, përveq SHBA-ve, Evropa i ka nigerencat e saj dhe mundet që t’a parandalojë Vuçiqin, duke ia ngre frenjët Serbisë, që të mos përzihet në çështjet e brendshme të shtetit të Kosovës, për të parandaluar ndonjë shkëndi zjarri apo konflikti, që po e nxit Vuçiqi, përmes krimineleve serbë në veri të Kosovës.

Bandat kriminale të Vuçiqit, në bashkëpunim edhe me grupet tjera për të cilat flitet se janë edhe nga Rusia, janë të organizuara për t’a trazuar dhe për të mos lënë të qetë veriun e këtij vendi, të cilët këto ditë gjuajnë policinë e Kosovës, në detyrat e veta, duke shkakëtuar plagë vdekje prurëse edhe një polici, i cili gjindej në krye të detyrës në ruajtjen e rendit dhe sigurisë qytetare.

Në bazë të ligjit kushtetues dhe me urdhër të kryetares së shtetit, duhet të mbahen zgjedhjet në veri të Kosovës, gjegjësisht për të plotësuar zbrazëtinë të cilën e krijuan vetë serbët lokal në pjesën veriore, të cilët pas dorëheqjes së tyre nga Institucionet e Kosovës, ato vende duhen të plotësohen.

Kosova tani për tani nuk është në gjendje lufte, por duhet të mirret parasysh situata dhe gjendja e saj kritike në të cilën gjindet dhe kërkush në rajon nuk e ka gjendjen më të komplikuar dhe më të ndërlikuar për shkak të përballjes me format e ndryshme të kërcënimeve nga bandat serbe, të cilat i urdhëron Serbia dhe Vuçiqi, për të penguar zgjedhjet demokratike dhe mirëvajtjen e tyre.

Apo, çfarë rroli po luan tani BE-ja, ku është rroli i saj ndërmjetësues dhe unifikues për një Evropë të Bashkuar, e cila sikur nuk është në gjendje të realizojë një plan paqe dhe të pajtojë këto dy vende armiqësore në gjirin e saj, duke ditur se politikat e Vuçiqit, janë me plot rreziqe.

Sikur Brukseli, do të kishte vullnet dhe përkushtim më të madh, duke ia bërë të qartë Serbisë me kohë, se e ardhmja e shtetit serb nuk ka rrugë tjetër, vetëm përmes BE-së, ky vend nuk do të kishte marrë kahe të kundërt, apo nuk do të kishte anuar sot nga Rusia e Putinit, duke e përkrahur luftën fashiste të saj, dhe në fakt, presidenti serb Aleksandër Vuçiqi, më shumë është duke u ledhatuar se është duke u qortuar nga BE-ja, duke mbetur në një mënyrë si i pa prekshëm.

Kosova, si shtet akoma në konsilidim do të ishte i pa fuqishëm në përballje të një konflikti me agresorin Serbi, por ku është Evropa, si një bashkësi e gjitha komuniteteve dhe garantuese e të drejtave njerëzore, ku brenda këtij organizimi nuk duhet të ketë dallime, por në mënyrë të natyrshme brenda këtij organizmi, të vihët në rrugë të drejtë edhe për vendet që kanë nevojë për ndihmën e saj, siq është Kosova, në këto çaste.

Prandaj, Evropa do të tregohej e pa drejtë përballë kësaj dukurie të cilën po e inskenon Vuçiqi dhe qeveria e tij ndaj shtetit të Kosovës, duke e trajtuar vetëm nga këndvështrimi i thjeshtë apo i humbjes së respektit si vend i pavarur dhe sovran, të cilin titull e ka fituar me gjakun e dëshmoreve të lirisë dhe këtë titull ia ka pranuar edhe Gjykata Ndërkombëtare, që nuk është vetëm një privilegj, por një vullnet dhe e drejtë sublime e një populli, që ka luftuar shekuj me radhë për liri dhe demokraci.

Kush mundet t’a frenojë sot Vuçiqin dhe Serbinë, që nuk ka pikë dyshimi se përveq Ballkanit perëndimor edhe Evropa, do të përballet me rrezikun e saj, që mund të sjell Serbia, përmes hallkave që janë të lidhura me Rusinë, e cila ka marrë një rrugë pa krye në luftën ndaj Ukrainës, prandaj sikur do të ishte vështirë të arrihet optimizmi i një stabiliteti ndërnjerëzor, jo vetëm në rajon, por edhe më gjerë, dhe në këto rrethana nuk mund të hidhen poshtë pretendimet e Vuçiqit, për ta vazhduar imazhin e Millosheviqit, në Ballkan, nëse BE-ja, dhe SHBA-të, nuk e frenojnë dhe parandalojnë me kohë një rrezik të mundshëm.

Ky OPINION është huazuar nga media BOTASOT.INFO

Story i mëparshëm

Ahmeti pret delegacionin nga Ukraina: Solidarizohemi me luftën e popullit ukrainas për liri

Story i radhës

Përpjekjet për grusht shteti në Gjermani dhe SHBA po nxjerrin në pah se kërcënimi kryesor vjen nga e djatha ekstreme

Të fundit nga