Kush e pengoi 30 vite dhe kush janë akoma kundër hapjes së dosjeve të ish-spiunëve të ish-regjimit komunist në Shqipëri?

min lexim

Kryetari në detyrë z. Alibeaj, 25 deputetët e Partisë Demokratike kanë meritën e madhe historike që hartuan dhe e propozuan miratimin e Ligjit të Hapjes së Dosjeve të spiunëve të ish-regjimit komunist, duke i hapur kështu rrugën daljes së Shqipërisë nga Tranzicioni dhe ndëshkimin politik të fantazmave të së shkuarës komuniste të cilat kanë kapur demokracinë, drejtësinë, shtetin, ekonominë dhe shoqërinë në Shqipëri.

Votimi pro këtij ligji nga socialistët e bë jo se ata e dëshironin, por kjo erdhi nga presioni i asaj se këtë e kërkonin dhe e mbështesnin si opinioni i brendshëm ashtu edhe SHBA e BE, sepse pikërisht sundimi i tranzicionit politik nga ishkomunistët dhe ishspiunët është arësyeja e moszhvillimeve demokratike, juridike dhe e prapambetjes, eksodit dhe e mosintegrimit të Shqipërisë.

Foltoristët që nuk e votuan treguan se mbi gjithcka ata kanë pasur dhe kanë vetëm interesat personale dhe se kartën antikomuniste e kanë përdorur vetëm si fasadë.

Kundërshtarë të mëdhenj kundër hapjes së dosjeve kanë qenë dhe janë ishkomunistët besnikë e luftëtarët e  vijës së parë të luftës së klasave të Partisë Komuniste; janë bijtë,bijat dhe pinjollët e tyre; janë kundër hapjes së dosjeve ishspiunët besnikë e fanatikë të ishregjimit, por janë kundër hapjes së dosjeve edhe ishspiunët nga radhët e të persekutuarve të cilët i kanë mohuar në kohën e komunizmit edhe të afërmit e tyre të dënuar e të internuar politikisht. 

Janë kundër hapjes së dosjeve edhe ata ish të persekutuar që u bënë servilë dhe që u blenë nga pushtetet e tranzicionit pas rënies së komunizmit. Kundër hapjes së dosjeve janë ishkomunistët e devotshëm dhe ishspiunët që u bënë deputetë, ministra, kryeministra, drejtorë, presidente dhe kapitalistët hajdutë si dhe gjithë shpura e drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët e ishregjimit

Prej ketyre janë sot edhe ata të cilët nuk votuan ligjin e hapjes së dosjeve, dhe ata të cilët nuk duan ndëshkimin e korrupsionit, as dekomunistifikimin dhe që janë kundër SHBA-ve.

Kundër hapjes së dosjeve janë ata të cilët manipuluan me dosjet dhe i përdoren ato si mjet presioni e shantazhi kundër kundërshtarëve politikë ish-komunistë e ish-spiunë dhe kundër atyre brënda partive politike. Kundërshtarët e hapjes së dosjeve janë ata të cilët ndërtuan sistemin mafio-oligarkik.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Ushtarët në Maqedoni do të kenë rritje të pagave prej 2.000 denarë

Story i radhës

​Ja si të jeni më pozitiv gjatë orarit të punës

Të fundit nga