S’ka asnjë granatë në botë, asnjë armë qoftë edhe nukleare që e ka mposhtur të vërtetën, ata që ende nuk e kanë mësuar ta dinë se e kanë të humbur luftën me misionin e fjalës së lirë në ballë të së cilës qëndron “Bot Sot”.
Që nga paslufta gazeta “Bota Sot” ka qenë cak i sulmeve, atentateve dhe vrasjeve të gazetarëve të saj nga bandat e lidhura dhe të urdhëruara direkt nga politika. Padyshim, tentim atentati ndaj selisë së saj në Zvicër në vitin 2002 mbetet më i rrezikshmi nëse do të shpërthente granata.Për fat të mirë ajo nuk shpërtheu, në të kundërtën dëmet njerëzore dhe materiale do të ishin kapitale.
Autori i kësaj vepre është Jeton Lleshi, anëtar i AAK-së, njeri i afërt i RamushHaradinajt. Jeton Leshi pas 15 vitesh u dënua në vitin 2017 me 10 vite burg për veprën e tij terroriste që për qëllim kishte vrasjen e dhjetëra personave dhe shuarjen e gazetës “Bota sot”.
Është e habitshme se ai askush nga AAK-ja nuk foli asnjë fjalë, asnjë distancim nga ky akt kriminal kundër fjalës së lirë. “Bota Sot” ka qenë heroin e fjalës sëlirë, pavarësisht kërcënimeve asnjëherë nuk u dorëzuar, dhe vazhdon ta thotë të vërtetën. Ajo arriti t’ua çjerrë maskat kriminelëve, atyre që në emër të luftës vodhën dhe shkatërruan vendin.
Por, asnjëherë në shkrimet e saja nuk e ka përmendur Jeton Leshin, meqenëse nuk ishte ndonjë faktor, pavarësisht se ishte një shoqërues iHashimit dhe Ramushit, e vetvetiu lind pyetja: çfarë e shtyu Jeton Lleshin, kush e nxiti të dërgonte granatë ruse në zyrat e “Bota Sot” në Cyrih. Këto dhe shumë pyetje të tjera është dashur tu përgjigjet vet Lleshi gjatë gjykimit të tij, sigurisht prokurorët kanë bërë lëshim në këtë drejtim. Pavarësisht kësaj, ka qenë e rrugës që vet kreu i AAK-së të distancohet nga ky veprim, të cilin nuk e ka bërë asnjëherë. Si askush tjetër, “Bota Sot” është ballafaquar me kërcënime të vazhdueshme për ironi edhe ata që i ka mbrojtur fort, nuk e thanë asnjë fjalë për këtë akt dhe shumë të tjera.
Gjithsesi, është lexuesi ai që e ka mbajtur këtë gazetë të qëndrojë në maje, pa u mposhtur asnjëherë. Rasti i Jeton Lleshit, mbetet tronditës për mënyrën se si është tentuar të bombardohet selia e gazetës, akt kriminal i specializuar. Jam i bindur se Jeton Lleshi nuk e ka bërë tentim sulmin pa u urdhëruar nga dikush, prapa tij qëndron dikush, s’do mend se janë po ata që e kanë vjedhur vendin, e kanë shkatërruar, varfëruar, janë po ata që në emër të luftës kanë vjedhur, e të cilëve “Bota Sot” ua nxori të palarat, fytyrat e vërteta.
S’ka asnjë granatë në botë, asnjë armë qoftë edhe nukleare që e ka mposhtur të vërtetën, ata që ende nuk e kanë mësuar ta dinë se e kanë të humbur luftën me misionin e fjalës së lirë në ballë të së cilës qëndron “Bota Sot”.