Kush do e mbaj “bajrakun” e Aleancës, Taravari apo Sela!?

Me datë 27 të këtij muaji Aleanca mban Kongresin e partisë ku edhe do të zgjidhet kryesia e re e partisë. Në dhjetor të vitit të kaluar brenda ASH-së ku edhe u mbajt mbledhje për analizën e rezultateve të zgjedhjeve lokale kishte shumë pakënaqësi.

Ziadin Sela po mendon të rikandidohet për kryetar të partisë ndërsa ka shumë nga ata që nuk e dëshirojnë dhe si shkak i kësaj shumë anëtarë të partisë dhe aktivistë e lëshuan partinë. Duke mos marrë parasysh atë që e kishte thënë më parë vet kryetari i partisë Sela, se nuk duhet më shumë se dy mandate të jetë kryetari i partisë pa marrë parasysh çfarë ndodh.

Taravari është emri tjetër që flitet të zë vendin e Selës. Duket se Taravari pëlqehet më shumë nga simpatizantët e ASH-së edhe pas fitores në Gostivar. Këtë gjë edhe vetë Taravari e konfirmoi në “Utrinski Brifing” ku tha se e mendon kandidimin për kryetar partie.

Burimi: politiko.mk

Story i mëparshëm

ShSKUK: 20 pacientë të kofirmuar me Covid-19 pozitiv

Story i radhës

Rashica e Broja pritet të luajnë titullarë sot

Të fundit nga