Kush dhe pse kërkon të ndahet shqipëria nga Maqedonia veriore në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian?

January 22, 2022
min lexim

Gati sa nuk janë çmendur kohëve të fundit disa pushtetarë të Sofjes zyrtare (heshtur edhe disa shqiptarë të mjerë) nga “dashamirësia” ndaj shqiptarëve, pse nuk ndahet Shqipëria nga Maqedonia Veriore në procesin e anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

A mos duhet me tupana të deklarojnë këta politikanë, diplomatë dhe pushtetarë bullgarë se janë nën presionin e Moskës, si edhe Beogradi, kundër integrimit të Ballkanit Perëndimor në NATO dhe BE?

Kontesti i rihapur furishëm nga pala bullgare në dy vitet e fundit për çështje të gjuhës, historisë dhe identitetit të popullit maqedonas është vetëm një farsë në këtë kohë dhe në këto rrethana.

Pse nuk ka reaguar pala bullgare në lidhje me këto çështje, kur Maqedonia e organizoi Referendumin për pavarësi nga ish-Jugosllavia, më 8 shtator 1991, në datën e krijimit të shtetit kuisling të Maqedonisë bullgare të Vanço Mihajllovit; kur është miratuar Kushtetuta e parë e shtetit të pavarur të Maqedonisë dhe kur janë bërë disa herë ndryshime dhe plotësime të kësaj Kushtetute, si më 2001 dhe 2019, edhe pse nuk janë përmendur qytetarët e Maqedonisë me vetëdije bullgare në Preambulën e saj si bashkësitë tjera etnike, turke, serbe, vllahe, rome, boshnjake etj.; nuk ka reaguar as ndaj planit të ish-qeverisë së Shkupit (VMRO-PDSH) për ndarjen e Maqedonisë në vitin 2001, por e furnizoi atë regjim hapur dhe tinës me armatim të rëndë, tanksa, helikopterë rusë, me armatim dhe mercenarë lufte kinse janë nga Ukraina?!

Nuk përbën asnjë befasi që aktualisht Rusia i kërcënohet Evropës, SHBA-ve dhe NATO-s për tërheqjen e trupava të tyre nga Rumania dhe Bullgaria.

Gjithçka që vjen nga Sofja zyrtare nuk është gjithmonë vullnet edhe i shumicës së banorëve të këtij shteti fqinj, sidomos nuk është mendim i enteligjencies bullgare përparimtare dhe proevropiane.

Në një periudhë të caktuar një qeveri bullgare e ish-regjimit komunist është pajtuar nën ndikimin e Rusisë edhe për fshirjen e emrit bullgar dhe Bullgari, duke e pranuar idenë e Stalinit për ndarjen e shtetit bullgar në tri pjesë, njësi shtetërore të veçanta: Dobruxhë, Traki dhe Maqedoni.

Si mund t’i besohet për këtë dashamirësi nga shqiptarëve secilës qeveri të shtetit fqinj të Bullgarisë, përderisa historia e ka dëshmuar se ka njerëz që për pushtet janë të gatshëm ta shesin edhe emrin e popullit dhe të shtetit të vet, siç kanë vepruar shumë pushtetarë (jo vetëm bullgarë) nën regjimin fashist, nën regjimin komunist dhe disa regjime të tjera të mëparshme jopopullore dhe jodemokratike?

Si mund të besohet në dashamirësinë e secilit politikanë, pushtetar diplomat, apo secilës qeveri të Sofjes zyrtare ndaj shqiptarëve, përderisa kontestin aktual mes Bullgarisë dhe Maqedonisë Veriore, problemet e trashëguara nga e kaluar mes dy popujve i trajton si probleme mes dy shteteve fqinje, siç nuk janë realisht?

Si ka mundësi të besohet për dashamirësi ndaj shqiptarëve dhe Shqipërisë nga secila qeveri që vjen në pushtet në Bullgarinë fqinje, kur vite me radhë në lidhje me kontestin për historinë, gjuhën dhe identitetin e popullit maqedonas, zëdhënës kryesor ka qenë lideri i një partie politike dhe ish-ministri i Mbrojtjes, doktori i shkencave të historisë Krasimir Karakaçanov, i cili me përkatësi kombëtare nuk është as bullgar dhe as maqedonas, por është vllah nga fisi i njohur i karakaçanëve, i cili sipas dëshmive të publikuara në shtypin bullgar së paku për disa breza i kanë shërbyer me besnikëri ish-regjimit komunist dhe kanë qenë oficerë të shërbimeve sekrete të Bullgarisë dhe të Rusisë?

Miqësia mes popullit bullgar dhe popullit shqiptar ka qenë dhe do të mbetet gjithmonë e fuqishme, pavarësisht nga rrethanat e krijuara nën regjime të ndryshme të këtyre vendeve, por mes kësaj miqësie, dashamirësie, bashkëpunimi dhe fqinjësie shembullore, si me asnjë shtet tjetër fqinj, gjithmonë ka qenë Maqedonia në mes, urë lidhëse mes dy popujve dhe shteteve.

Kujdes me Maqedoninë dhe trojet etnike shqiptare, se koha e Marrëveshjes së Shën Stefanit ka perënduar qëmoti për botën e qytetëruar, përveçse në mendjet e paditura e bastarde të disa politikanëve sllavë dhe shqiptarë, që për tri dekada me radhë e kanë festuar 3 Masin, ditën e Traktatit të Shën Stefanit për copëtimin e trojeve etnike shqiptare si ditë feste e Komunës së Tetovës, në qendrën kulturore, politike, historike dhe të rezistencës kombëtare të shqiptarëve në Maqedoni!

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

FSHF u jep fund dilemave, caktohet data e zgjedhjeve për President

Story i radhës

Masat e reja: Revoltë në pikën kufitare me Kosovën – Shumë shtetas të RMV-së u kthyen mbrapsht

Të fundit nga

Vit i ri, sulm i ri

Një qëllim për vitin e ri? E po, të ndryshojë. Sulmi i Milanit, mes Krishtlindjeve dhe Epifanisë, rrezikon një ristrukturim të rëndësishëm. Në ndeshjen e fundit të vitit, kundër Romës, Fonseca mund
ShkoLartë