Shembulli i krijimit të Komisionit të Presidentit nga Harry Truman – mbi Nevojat Shëndetësore të Kombit në dhjetor, 1951, pothuajse është i domosdoshëm dhe jetik krahasuar me përpjekjen e kryeministrit Kurti për të stabilizuar dhe ndërtuar sigurimin publik shëndetësor pasi që ishte njeri ndër dështimet më të mëdha politike të elitës PAN-sllaviste që qeverisi vendin pas luftës deri në 2021. Dështimi i përpjekjes së vetme të rëndësishme për të krijuar sigurimin e detyrueshëm shëndetësor federal në Shtetet e Bashkuara, ishte disi i kuptueshëm në kohën e Trumanit, në krahasim me politikanët gurthyes të Kosovës.
Megjithëse Truman kishte motive politike për themelimin e Komisionit, qëllimi i tij parësor ishte të gjente një mënyrë tjetër për të garantuar kujdes shëndetësor cilësor për të gjithë amerikanët, sepse sigurimi i detyrueshëm shëndetësor nuk kishte kaluar në Kongres. Prandaj, Komisioni veproi si një kalim nga qasja e përgjithshme e Neë Deal ndaj problemeve të kujdesit shëndetësor, në një qasje më të kufizuar me programe më të vogla të synuara ndaj grupeve të veçanta të njerëzve.
Vitet e fundit, liberalizmi i Trumanit në politikën e brendshme është sfiduar nga një numër historianësh, për të shpërqendruar vëmendjen nga meritat që kishte për sigurimin shëndetësor që kishte marrë pak vëmendje.
Duke e pas të qartë kryeministri Kurti, se stabiliteti i shtetit ka burimin në arsim dhe shëndetësi, ai po bën përpjekje titanike për ta jetësuar atë në praktike, përmes komisionit të krijuar për atë qëllim, andaj Ideja e Kurtit është një nga idetë më të qëlluara dhe të domosdoshme për kujdesin publik shëndetësor, e që po i jep infuzion kryeministri Kurti
As kritikuesit dhe as mbështetësit e tij nuk e kanë studiuar atë në detaje, pavarësisht se kanë ringjallur interesin për konceptin. Titulli i librit të Daniel Hirshfield mbi përpjekjet e hershme për zbatimin e sigurimit të detyrueshëm është tregues i reformave.
Përpjekjet e zjarrta të Trumanit për të zbatuar sigurimin e detyrueshëm shëndetësor zbuluan se ai ishte shumë më i përkushtuar se Franklin Roosevelt për këtë çështje. Truman krijoi Komisionin vetëm pasi kalimi ishte bërë krejtësisht i pamundur. Megjithatë, përpjekjet e tij dhe puna e Komisionit dhanë disa fryte.
Andaj akcesi në shëndetësi i Kurtit tregon syçeltësin dhe mendjemprehtësinë e tij se pa reforma në arsim dhe shëndetësi nuk ka as prosperitet. Ideja e Kurtit, e aksesit të tij të drejtpërdrejtë në shëndetësi, është edhe një model i ri i politikanit modern, i cili ka studiuar edhe reformat disavjeçare të presidentit Obama, për t’i dhënë popullit amerikan sigurimin e duhur shëndetësorë për te gjithë, i njohur si “Obamacare”, qe po hap shtigjet e përafrimit të sigurimit shëndetësorë për të gjithë qytetarët e Kosovës, i ideuar nga kryeministri Kurti, si “Kurticare”.