kurti mohon punesimet familjare ne qeveri asnje nga vellezerit e mi nuk ka hyre ne kete ndertese 6a1ec33d43ca1

Kurti mohon punësimet familjare në Qeveri: Asnjë nga vëllezërit e mi nuk ka hyrë në këtë ndërtesë

June 2, 2026
1 minut lexim

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka hedhur poshtë akuzat për punësime familjare në institucionet që drejton, duke thënë se në Qeverinë e tij askush nuk punësohet për shkak të lidhjeve familjare.

Kurti tha se qeveria nuk ua ndalon familjarëve të zyrtarëve të aplikojnë për vende pune, por sipas tij, punësimi nuk bëhet mbi bazën e afërsisë familjare.

“Në Qeverinë Kurti nuk ka punësime familjare. Askush nuk punësohet pse është kushëri i dikujt. Ne nuk ua kemi ndaluar të gjithë kushërinjve që të aplikojnë, nuk mund ta marrë një vendim që t’ua ndalojë aplikimin”, deklaroi ai.

Kurti theksoi se dallimi me qeverisjet e kaluara qëndron te mënyra e ushtrimit të pushtetit, duke shtuar se problemet me nepotizmin kanë nisur nga nivelet më të larta institucionale.

“Në këtë ndërtesë problemet kanë nisur në krye”, u shpreh ai.

Për të ilustruar qëndrimin e tij, kryeministri në detyrë tha se asnjë anëtar i familjes së tij nuk është pjesë e administratës qeveritare.

“Asnjëri prej dy vëllezërve të mi nuk kanë hyrë kurrë këtu që katër vjet. Asnjë Kurti nuk e keni këtu, as Tahiri nga mbiemri i nënës time”, deklaroi Kurti, duke insistuar se familjarët e tij nuk kanë përfituar pozita në institucionet shtetërore gjatë mandatit të tij.

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

5 fluturime te reja nga shkupi e ohri drejte sicilise sardenjes vjenes dhe polonise 6a1eacad68524
Lajmi i mëparshëm

5 fluturime të reja nga Shkupi e Ohri: drejtë Sicilisë, Sardenjës, Vjenës dhe Polonisë

populli eshte ai qe flet diten e zgjedhjeve rama mbi protestat per zvernecin teoria ndalu ti se jemi ne nuk funksionon me mua 6a1ec3b47dfb4
Lajmi i radhës

“Populli është ai që flet ditën e zgjedhjeve”, Rama mbi protestat për Zvërnecin: Teoria ‘ndalu ti se jemi ne’, nuk funksionon me mua

Të fundit nga

ShkoLartë