5 fluturime te reja nga shkupi e ohri drejte sicilise sardenjes vjenes dhe polonise 6a1eacad68524

5 fluturime të reja nga Shkupi e Ohri: drejtë Sicilisë, Sardenjës, Vjenës dhe Polonisë

June 2, 2026
1 minut lexim
WIZZ AIR

​”Ne jemi vendi i vetëm që në kohë të një krize globale të aviacionit hapim destinacione të reja. Në javët e ardhshme do të hapen pesë linja të reja”, paralajmëron zëvendëskryeministri dhe ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski.

​”Austrian Airlines fillon të fluturojë rregullisht nga Vjena për në Ohër, gjë që do të jetë e shkëlqyer për fluturimet lidhëse (connecting flights) nga Vjena. Wizz Air fillon të fluturojë nga Polonia, përkatësisht nga Vroclavi dhe Krakova, gjithashtu për në Ohër, gjë që do të jetë e shkëlqyer për zhvillimin e turizmit dhe do të sjellë turistë polakë. Ndërsa nga Shkupi kemi dy destinacione të shkëlqyera verore, të cilat do të vazhdojnë edhe pas verës, por që perceptohen si të tilla. E para është Palermo në Sicili dhe e dyta është Alghero në Sardenjë. Kështu që, jemi vendi i vetëm që hap fluturime të reja”, thotë Nikoloski.

​Gjithashtu, Nikoloski shton se aeroporti i Prishtinës furnizohet plotësisht me kerozinë (karburant avioni) nga vendi ynë, si dhe pjesërisht ai i Nishit, që do të thotë se falë organizimit të mirë në Shkup, funksionojnë edhe këta dy aeroporte.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

nikolloski maqedonia e furnizon plotesisht me kerozine aeroportin e prishtines 6a1eab60dd4af
Lajmi i mëparshëm

Nikolloski: Maqedonia e furnizon plotësisht me kerozinë Aeroportin e Prishtinës

Të fundit nga

ShkoLartë