Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel, duhet të qëndrojmë bashkë kundër terrorizmit

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit terrorist në mbrëmjen e së hënës në Bruksel ku u vranë dy shtetas suedezë.

“I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel.

Ngushëllimet e mia të përzemërta familjeve që i humbën më të dashurit e tyre, kryeministrit suedez Ulf Kristersson dhe kryeministrit belg, Alexander Croo, në vazhdën e kësaj tragjedie”, ka shkruar Kurti në Twitter.

“Ne duhet të qëndrojmë së bashku në luftën kundër dhunës dhe terrorizmit”.

Story i mëparshëm

Macron flet shqip: Dolli për Europën që po ndërtojmë bashkë! Rroftë miqësia franko-shqiptare

Story i radhës

Periudha më e rrezikshme – astrologët paralajmërojnë: Vetëm një shenjë e horoskopit do të jetë me fat

Të fundit nga