Macron flet shqip: Dolli për Europën që po ndërtojmë bashkë! Rroftë miqësia franko-shqiptare

Emmanuel Macron, gjatë fjalës së tij mbrëmjen e sotme, vlerësoi marrëdhëniet mes dy vendeve.

Presidenti francez, ngriti një dolli dhe foli shqip në fund të fjalimit, duke thënë “rroftë Shqipëria e rroftë miqësia franko-shqiptare”.

“Po e ngre gotën time për Shqipërinë për popullin shqiptar për çastet e veçanta e që na bashkojnë, për Europën që po ndërtojmë bashkë. Rroftë Shqipëria, rroftë miqësia franko-shqiptare”, u shpreh Macron në shqip.

“Ju jeni tashmë në qendër të Europës. Mjafton të shohim historinë tuaj, ju e keni frymëzuar këtë kontinent. Ky kontinent është një bisedë që nga thellësia e mijëvjeçarëve s’ka ditur të flasë si duhet. Ky vend ja ka dalë. Momenti që na jepet falë jush mund të themi për Ballkanin është vendi në zemër të Europës. Përtej kësaj kemi marrëdhënie të shkëlqyera politike. Dua të përshëndes marrëdhëniet tona”, tha Macron.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mitsotakis humb Athinën e Selanikun/ Partia e kryeministrit nuk merr kryetarët e dy bashkive të mëdha

Story i radhës

Kurti: I tmerruar nga vrasja e dy shtetasve suedezë në Bruksel, duhet të qëndrojmë bashkë kundër terrorizmit

Të fundit nga