kurti elvira ibrahimi hoti pjese e listes fituese te vv se per zgjedhje 6a03808a4a133

Kurti: Elvira Ibrahimi-Hoti pjesë e listës fituese të VV-së për zgjedhje

May 12, 2026
1 minut lexim

Kreu i VV-së, Albin Kurti ka njoftuar përmes një postimi në Facebook një tjetër prurje të re në radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas tij, Elvira Ibrahimi-Hoti i është bashkuar Lëvizja Vetëvendosje dhe do të jetë pjesë e listës së kandidatëve për deputetë në zgjedhjet e ardhshme.

Kurti e ka vlerësuar Ibrahimi-Hotin si një profesioniste me përvojë të gjatë në fushën e ekonomisë dhe financave. Ajo ka 18 vjet përvojë si kontabiliste dhe auditore e certifikuar, si dhe mban gradën master në ekonomi. Për më shumë se një dekadë, ajo është aktive edhe si ndërmarrëse.

Postim i plotë:

Elvira Ibrahimi-Hoti i bashkohet Lëvizjes VETËVENDOSJE! dhe do të jetë pjesë e listës sonë për deputete.

Me 18 vjet përvojë si kontabiliste dhe auditore e certifikuar, me gradën akademike master në ekonomi dhe ndërmarrëse për më se një dekadë, Elvira është vlerë e shtuar në Lëvizjen tonë. Ajo njeh mirë terrenin dhe e di saktësisht e në hollësi se si duket ekonomia nga lart poshtë, i kupton dhe di t’i adresojë hallet e bizneseve të vogla dhe të mesme, si dhe të ndërmarrësve të rinj. Si edukatorja e parë digjitale për tatime dhe financa në Republikën e Kosovës, Elvira i qëndron prapa bindjes se: njerëzit duhet të edukohen para se sistemi të mund t’i ndëshkojë. Ajo ka shërbyer në pozita drejtuese e menaxhuese, po ashtu si asistente në Fakultetin e Ekonomisë dhe ka trajnuar qindra gra e të rinj.

Elvira është e martuar dhe nënë e përkushtuar e dy fëmijëve. Ajo i do malet dhe ecjen, andaj jam i lumtur që do të lëvizim së bashku në VETËVENDOSJE! dhe garojmë në listën fituese për legjislaturën e njëmbëdhjetë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Mirë se vjen, Elvira!

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

IDEAL FILMS

kjo eshte autostrada mbi det qe kushton 200 milione euro per kilometer 6a037fa6c4b70
Lajmi i mëparshëm

Kjo është autostrada mbi det që kushton 200 milionë euro për kilometër

neser nis procedurat kunder perjashtimit tim nga partia cfare paralajmeron salianji perpara zgjedhjeve per kreun e pd 6a0380f37d730
Lajmi i radhës

“Nesër nis procedurat kundër përjashtimit tim nga partia”, Çfarë paralajmëron Salianji përpara zgjedhjeve për kreun e PD

Të fundit nga

ShkoLartë