Kurti e Sveçla takojnë ambasadorët e QUINT-it, përmenden targat dhe marrëveshja për energjinë

min lexim

Zyra e Kryeministrit ka njoftuar se kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me ministrin e Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it dhe shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Tomáš Szunyog . Mes temash që janë diskutuar, është edhe çështja e targave si dhe marrëveshja me Serbinë për zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.

Sipas njoftimit, gjatë takimit është diskutuar për vazhdimin e bashkëpunimit dhe bashkërendimit ndërmjet Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian, Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Gjermanisë, Mbretërisë së Bashkuar, Francës dhe Italisë.

“U diskutua edhe për zhvillimet politike në vend dhe situatën politike në rajon. U diskutua për proceset dhe çështjet lidhur me dialogun ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe temat tjera të ndërlidhura. Kryeministri Kurti ritheksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës është e angazhuar për dialog parimor, nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje ligjërisht të obligueshme, që në qendër ka njohjen reciproke. U bisedua për marrëveshjen për targat, që ka skaduar me 21 prill të këtij viti, si dhe për propozimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për trajtimin e çështjes së targave”, thuhet në njoftim.

“Po ashtu, u fol edhe për marrëveshjen mbi zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë sipas marrëveshjeve të vitit 2013 dhe 2015. U theksua angazhimi i Qeverisë në zbatimin e udhërrëfyesit, me qëllim të përfundimit të një problematike të trashëguar, tё furnizimit dhe pagesës sё energjisë nё komunat Leposaviq, Zubin Potok, Zveçan dhe Mitrovicë Veriore. U potencua se me këtë marrëveshje, buxhetit të Republikës së Kosovës do t’i kursehen me dhjetëra milionë euro në vit, të paguara më herët për mbulimin e kostove energjetike të komunave në veri të Kosovës”, thuhet në fund./express

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​Konferenca e PAP trajton kërcënimet nga lajmet e rreme, merr pjesë edhe KosovaPress

Story i radhës

“Shqipëria, vend përpunimi i kokainës”- Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin: Bandat s’kanë më interes për kanabis

Të fundit nga