“Shqipëria, vend përpunimi i kokainës”- Eksperti i kriminalistikës ngre alarmin: Bandat s’kanë më interes për kanabis

Eksperti i kriminalistikës, Ervin Karamuço ka ngritur alarmin se Shqipëria po shndërrohet në një vend për përpunimin e drogave të forta, si heroina apo kokaina.

Teksa komentoi raportin e publikuar sot për kultivimin e kanabisit, ku Shqipëria renditej e shtata në botë, Karamuço u shpreh në “Open” se është e vërtetë që ka një ulje të kanabisit në vend, pasi sipas tij, tani Shqipëria është bërë vend tranziti dhe përpunimi i drogave të forta.

Nga ana tjetër, gazetari Armand Bajrami tha se në vendin tonë vijon të mbetet problem kultivimi i kanabisit dhe i “shtëpive të barit”.

Karamuço: Është raport që i referohet një kohe, 2016-2019, që e dimë se ka pasur kanabis. Unë do t’i referohem raportit të fundit të Europol, që thotë se ka ulje të kanabisit, por linjat janë rritur për drogat e forta, pra kokainë dhe heroinë. Kjo duhet të na shqetësojë. Ne jemi bërë vend tranziti dhe përpunimi të drogave të forta, sepse nuk ka më interes nga grupet kriminale për të rrezikuar aq shumë me kanabis. Lufta më e madhe tani e tutje është për drogat e forta.

Bajrami: Është i vërtetë dhe raporti i Europolit, që thotë për uljen e sipërfaqeve me kanabis, por nëse do iu referoheshim deklaratave të policisë, tani do ishim me minus, se çdo vit ul nga pak. Problematike mbeten serat e kanabisit, “shtëpitë e barit”, pasi në dy operacione policore, në dy ngjarje të ndodhura në veri, u zbuluan dy shtëpi. Pra, sërish mbetet problem kultivimi i kanabisit në vend. Për këtë renditje besoj se ka ndikuar periudha e 2016-2019, kur patëm rritje të kultivimit të kanabisit në vend.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kurti e Sveçla takojnë ambasadorët e QUINT-it, përmenden targat dhe marrëveshja për energjinë

Story i radhës

Përfundojnë garat për ekipin e ping-pongut në Lojërat Mesdhetare Oran 2022

Të fundit nga