Kurrë mos u kthe Aleksandër, me vete merre turpin dhe dështimin!

April 22, 2022
1 minut lexim

Pas shtatë vitesh në krye të prokurorisë së shtetit, Aleksander Lumezi më nuk është kryeprokuror. Kujtojmë se në vitin 2015 sistemi Prokurorial i përbërë nga shtatë anëtarë, me votim të fshehtë kishte zgjedhur për Kryeprokuror Aleksander Lumezin. Prej 7 votave, ai ka siguruar 4 vota, ndërsa 3 vota kishte marrë kandidati tjetër Shyqyri Syla.

Dritëhijet e punës së Aleksandër Lumezit, karakterizojnë punën e tij jo pak të kritikuar për shkak të disa zhvillimeve anormale.

Mund të konsiderohet si vjedhja në shtëpinë e kryeprokurorit të Shtetit.

Të martën e 22 nëntorit të vitit 2016, Aleksandër Lumezi do të bëhej cak i një grabitjeje. 

Është 𝘦 çuditshme 𝘴𝘦 si persona të panjohur kanë arritur të futen në shtëpinë e tij, ndonëse ka qenë në mbrojtje të policisë.

Natën në fjalë Kryeprokurori së bashku me familje ishin duke fjetur në katin e dytë të shtëpisë.

Akoma më i çuditshëm është fakti se hajnat kishin marrë vetëm një telefon Samsung të kryeprokurorit që ndodhej në dhomën e ndejës, derisa nuk kanë prekur asgjë në shtëpi. Në dhomën ku është vjedhur telefoni, ka pasur kompjuterë, laptopë, televizor e pajisje të tjera teknike por asnjëra prej tyre nuk ishte prekur.

Mbi Lumezin ishin ngritur në publik dyshimet lidhur me falsifikimin e provimit të jurisprudencës së Kryeprokurorit të Shtetit (KSH).

Ky rast,në bazë të legjislacionit të aplikueshëm në Kosovë, hyn në kuadër të rasteve të profilit të lartë.

Dështimet e Sistemit Prokurorial në afera siç janë “pronto”, “veteranët” “rasti Dehari” etj i atribuohen mospunës së z. Lumezi,i cili mund të thuhet me bindje se s’ka pasur guxim të nxjerrë të vërtetën në pah.

Për Lumezin gjithmonë është përfolur se ka qenë nën diktatin e ish-komandantëve gjë që i ka pamundësuar ta kryej punën siç duhet.

Pavarësisht shumë skandaleve, keqpërdorimeve me fonde publike asnjë zyrtar i lartë shtetëror nuk përfundoj para drejtësisë. Me pak fjalë Aleksandër Lumezi ka dështuar si kryeprokuror i Shtetit.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Varre të mundshme masive pranë Mariupolit, ndërsa Rusia sulmon në lindje të Ukrainës

Story i radhës

Gjeopolitika e “Botës serbe”

Të fundit nga

ShkoLartë