Tensione dhe përplasje fizike mes protestuesve e forcave të policisë janë regjistruar të shtunën përpara kantierit ku do të ndërtohet Muzeu Hebraik në qendrën historike të Vlorës.
Qytetarët janë mbledhur, tashmë për të disatën herë, për të kundërshtuar projektin dhe për të kërkuar ndalimin e punimeve.
Gjatë protestës disa prej tyre janë përplasur fizikisht pranë gardhit rrethues të kantierit, ndërsa disa prej tyre tentuan ta rrëzonin atë.
Policia ndërhyri për të penguar afrimin e protestuesve drejt zonës së punimeve.
Burimi: botasot.info


