ash alarmon a do te fshihet serish historia shqiptare nga kalaja e shkupit vlen i te zgjohet para se te jete vone 6aca9c52c0827

ASH alarmon: A do të fshihet sërish historia shqiptare nga Kalaja e Shkupit? VLEN-i të zgjohet para se të jetë vonë!

October 10, 2026
1 minut lexim
ashh

Aleanca për Shqiptarët ngre alarmin për rrezikun e përsëritjes së praktikave shumëvjeçare të anashkalimit të gjuhës shqipe dhe paraqitjes së njëanshme të historisë në projektet muzeore të Kalasë së Shkupit.

ASH-ja mbështet restaurimin dhe promovimin e trashëgimisë kulturore, por kundërshton çdo përpjekje për ta shndërruar këtë monument në një hapësirë ku historia prezantohet sipas interpretimeve selektive, ndërsa shqiptarët lihen në margjinat e saj.

Nuk mjafton të restaurohen muret e Kalasë, nëse brenda tyre vazhdohet të deformohet historia!

Aleanca kërkon që gjuha shqipe të jetë e pranishme në të gjitha emërtimet, tabelat, përshkrimet e eksponateve dhe materialet promovuese e digjitale. Po ashtu, historia duhet të prezantohet mbi bazën e fakteve shkencore dhe dëshmive arkeologjike, pa shtrembërime, përvetësime apo manipulime terminologjike.

Një tjetër kërkesë thelbësore është përfshirja reale e historianëve dhe arkeologëve shqiptarë në hartimin e konceptit muzeor, vendimmarrje dhe verifikimin e përmbajtjeve. Shqiptarët nuk mund të trajtohen vetëm si spektatorë kur bëhet fjalë për trashëgiminë historike të vendit ku jetojnë.

ASH-ja i drejtohet drejtpërdrejt VLEN-it: ku është zëri juaj dhe çfarë po bëni për të parandaluar një tjetër padrejtësi ndaj shqiptarëve? Nëse kjo çështje lihet pas dore deri në përfundimin e projektit, deklaratat e mëvonshme nuk do të mund ta mbulojnë dështimin për të vepruar në kohë.

Shkupi po përgatitet për vitin 2028, kur do të jetë Kryeqytet Evropian i Kulturës. Pikërisht atëherë, çdo përpjekje për ta paraqitur historinë në mënyrë të njëanshme do të ishte edhe më e papranueshme.

Kalaja e Shkupit nuk duhet të bëhet instrument i interpretimeve politike të historisë. Trashëgimia e përbashkët kërkon trajtim të barabartë, profesionalizëm dhe respekt për të gjitha komunitetet.

Historia nuk mund të ndryshohet sipas interesave të pushtetit, ndërsa heshtja e përfaqësuesve politikë shqiptarë nuk duhet të bëhet alibi për përjashtimin e shqiptarëve nga trashëgimia e tyre.

Burimi: lajmpress.org

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

nuk kemi per tu bere prinder kengetarja rovena ibrahimi ben rrefimin prekes partneri i kishte humbur shpresat 6aca9860694cb
Lajmi i mëparshëm

“Nuk kemi për t’u bërë prindër”/ Këngëtarja Rovena Ibrahimi bën rrëfimin prekës: Partneri i kishte humbur shpresat

Të fundit nga

ShkoLartë