opozitari izraelit golani vrasja e khameneit ishte gabim 6acab3b1ab593

Opozitari izraelit, Golani: Vrasja e Khameneit ishte gabim

October 10, 2026
1 minut lexim

Lideri i Partisë Demokratët në Izrael, Yair Golan, deklaroi se vrasja e udhëheqësit suprem të Iranit, Ali Khamenei, në fillim të luftës amerikano-izraelite kundër Iranit ishte gabim dhe se ky veprim nuk u shërben interesave afatgjata të Izraelit.

Golan theksoi se vlerësimi i tij nuk lidhet me atë nëse udhëheqësi iranian e meritonte apo jo vdekjen, por me dobinë strategjike që ky veprim kishte për vendin e tij.

“Pa asnjë dyshim, mendoj se eliminimi i Khameneit ishte gabim – jo sepse ai nuk e meritonte të vdiste, por sepse kjo nuk u shërben interesave të Izraelit”, deklaroi Golan, shkruan timesofisrael.

Ali Khamenei u vra më 28 shkurt, gjatë sulmeve të para të luftës, së bashku me disa zyrtarë të tjerë të lartë iranianë. Pas vdekjes së tij, postin e udhëheqësit suprem e mori djali i tij, Mojtaba Khamenei.

Në këtë kontekst, Golan argumentoi se eliminimi i udhëheqjes së mëparshme iraniane nuk e ka përmirësuar pozitën strategjike të Izraelit.

Përveç kritikave ndaj vrasjes së Khameneit, politikani izraelit komentoi edhe planet më të gjera ushtarake dhe politike të udhëheqjes së vendit.

Ai e cilësoi jorealist objektivin e kryeministrit Benjamin Netanyahu për rrëzimin e plotë të qeverisë dhe regjimit iranian. 

Burimi: botasot.info

VERO

EVN MACEDONIA

MATINA DENTAL CLINIC

AUTO SHKOLLA BEKO

kundershtojne muzeun hebraik ne vlore tensione dhe perplasje fizike mes policise e protestuesve 6acab35016748
Lajmi i mëparshëm

Kundërshtojnë muzeun hebraik në Vlorë, tensione dhe përplasje fizike mes policisë e protestuesve

ylli i pretty little liars keegan allen sulmohet prane makines grabitesit i marrin oren 6acab48203854
Lajmi i radhës

Ylli i “Pretty Little Liars”, Keegan Allen sulmohet pranë makinës, grabitësit i marrin orën

Të fundit nga

ShkoLartë