kunder vrasesit te epshit veprimet me te cilat lehte te rritet libidoja edhe kur jeni te nevrikosura dhe te lodhura 622d9ae7f031a

Kundër vrasësit të epshit: Veprimet me të cilat lehtë të rritet libidoja, edhe kur jeni të nevrikosura dhe të lodhura

March 13, 2022
1 minut lexim

Për pothuajse gjysmën e femrave situatat stresuese janë vrasësit kryesor të epshit

Edhe pse nuk mund të liroheni nga koha e zgjatur e punës, nga pagesa e llogarive të shpenzimeve mujore, nga kërkesat gjithnjë e në rritje të vjehërrisë, nga fëmijët hiperaktivë, – mund t’i bëni këto veprime, në mënyrë që të rrisni libidonë, bile edhe kur të jeni të nevrikosura dhe të lodhura.

Numëroni deri në dhjetë

Mbylljani dyert të gjitha tensioneve të përditshme – uluni dhe lexoni ndonjë pjesë të një romani, pini pak verë dhe bisedoni me partnerin. Shkencëtarët konstatojnë se të gjithë janë të aftë të bëjnë këtë transformim.

Duke pasur parasysh që në punë arrini t’i tejkaloni mëngjeset stresuese dhe detyrat e shumta, ndërkaq me atë rast të përmblidhni veten dhe t’i kryeni të gjitha detyrat e rëndësishme, provoni të njëjtën strategji edhe me partnerin tuaj.

Ushtrimet e përditshme

Aktiviteti fizik ul nivelin e hormonit të stresit (kortizolit) i cili është armiku më i madh i libidosë së femrës.

Veç kësaj, niveli i shtuar i këtij hormoni shkakton shtresimin e yndyrës në bark. Madje, edhe ushtrimet e lehta, si p.sh. shëtitja apo punët e shtëpisë, mund të përmirësojnë gjendjen shpirtërore dhe të nxisin dëshirën seksuale.

Mos e shmangni kontaktin fizik

Pas ditës së keqe dhe shumë të lodhshme, mjafton që t’i lejosh partnerit që t’ju bëjë masazh në krahë dhe shpinë, apo t’ju përkëdhelë butësisht.

Nuk është e thënë që këto veprime patjetër të përfundojnë me seks, mirëpo shumë shpesh mund të ndodhë edhe seksi, sepse përkëdhelja shtendos, qetëson, ofron siguri, liron nga tensioni dhe eksiton. Do të befasoheni se sa lehtë do t’ju zgjohet dëshira për të bërë seks. 

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

detaje rreth qendres se stervitjeve ushtarake ne lviv e cila u godit me raketa nga forcat ruse 622d9ab51c89d
Story i mëparshëm

Detaje rreth qendrës së stërvitjeve ushtarake në Lviv, e cila u godit me raketa nga forcat ruse

ky eshte moti per sot 622d9d7e3cdac
Story i radhës

Ky është moti për sot

Të fundit nga

ShkoLartë