​Kundër diabetit, kontrolle falas në shesh

November 3, 2022
min lexim

Kontrolle falas për të gjithë qytetarët po ofron në sheshin “Zahir Pajaziti” stafi mjekësor i Spitalit Amerikan. Matja e tensionit dhe e glukozës në gjak janë dy shërbimet që po u ofrohen të interesuarve. Fushatë kjo që vjen në muajin e ndërgjegjësimit kundër diabetit, me qëllim të sensibilizimit për kujdesin e veçantë që të gjithë duhet të tregojnë ndaj shëndetit.

Endokrinologu Genc Shala tha për KosovaPress se edhe këtë vit Spitali Amerikan e ka ngritur këtë temë me qëllim të vetëdijësimit të qytetarëve për diabet.

Shala ka treguar edhe ofertën që ka ky spital gjatë këtij muaji.

Shala: Spitali Amerikan e ngrit këtë temë për ngritjen e vetëdijësimit të qytetarëve për diabetin

Si çdo vit, jo vetëm për diabet por edhe për sëmundje tjera, Spitali Amerikan e ngrit këtë temë për ngritjen e vetëdijesimit të qytetarëve për diabetin, pasi që muaji nëntor është muaji i vetëdijesimit për diabetin… Gjithashtu Spitali Amerikan ofron një pako të quajtur pako e diabetit për gjithë qytetarët ku në Spitalin Amerikan gjatë gjithë muajit nëntor mund ta përfshijnë këtë pako, ku përfshihen analizat e gjakut dhe kontrolle nga endokrinologu”, tha Shala.

Shala tha se interesimi i qytetarëve për t’u kontrolluar është mjaft i madh. Sipas tij, pasojat e diabetit janë të rënda, dhe këto mund të parandalohen përmes kontrolleve të rregullta te endokrinologu.

Shala: Pasojat nga diabeti janë të rënda

“Interesimi i qytetarëve është mjaft i madh për të kontrolluar çfarë niveli të sheqerit kanë në gjak dhe gjithashtu e shohin edhe tensionin e gjakut. Po ashtu ka interesime për pako, pasi është e lirë, është 45 euro, ku përfshihen analizat dhe konsulta nga endokrinologu… Është e rëndësishme që të gjithë qytetarët me diabet të bëjnë kontrolle të rregullta ashtu siç i ka referuar endokrinologu i tyre, sepse diabeti është sëmundje e fshehtë, pasi në fillim nuk ka shumë simptome, por pasojat nga diabeti janë shumë të rënda dhe duhet t’i parandalojmë këto përmes kontrolleve”, shtoi Shala.

Interesimi i qytetarëve për t’u kontrolluar është mjaft i madh. Sipas tyre ky aktivitet nga ky spital është i qëlluar, duke pasur parasysh inflacionin që po mbretëron në vend.

Kontrollet falas i ka mirëpritur Bajram Junuzi nga komuna e Bujanovcit, i cili tha se çdo qytetar duhet të bëjë kontrolle për të shikuar gjendjen shëndetësore.

Junuzi: Çdokush duhet ta kontrollojë gjendjen aktuale sesi është me shëndet

Më të vërtetë është shumë e mirë kjo, sidomos duke e shikuar gjendjen aktuale, kjo është shumë pozitive dhe sado pak ky popull ka nevojë për këtë… Çdokush duhet ta kontrollojë gjendjen aktuale se si është me shëndet, këto vinë nga ushqimi, pastaj kujdesemi se çka të përdorim”, tha Junuzi.

Se këto iniciativa janë të nevojshme e thotë qytetarja Sadije Kasumi. Sipas saj, kontrolle të tilla duhet të organizohen më shpesh.

Kasumi: Është shumë me rëndësi kontrollimi të mjeku pa ndodhur diçka e madhe me shëndetin

“Shumë më rëndësi është kontrollimi të mjeku, mos me lanë vetën, më mirë të prihet më herët se kur të ndodhë diçka e madhe… Duhet me pas aktivitete të tilla dhe këta mjekët tanë janë shumë të mirë… Ky aktivitet është një plus i madh për qytetarët që të vijnë të kontrollohen, ta shfrytëzojnë rastin duke pasur parasysh situatën e pensionistëve në Kosovë, një ndihmë sociale por mirë”, tha Kasumi

Ndërsa Bekim Rexhepi, thotë se spitalet private janë më të mira sesa ato publik.

tij këtë e ka dëshmuar edhe presidentja e vendit, Vjosa Osmani me vizitën e saj në spitalin privat.

Rexhepi: Presidentja e vendit e ka dëshmuar që është shumë më e rëndësishme private se i shtetit

“Është shumë i rëndësishëm kontrolli, sidomos këtë e ka dëshmuar presidentja e vendit, Vjosa Osmani, që është shumë më e rëndësishme privati se i shtetit… Megjithatë, kjo është e mirë pasi ka raste që nuk kanë mundësi të shkojnë në qendra klinike shkaku i pritjes… Është më mirë sesa të neglizhohet dhe të mos kontrollohen në asnjërën nga klinikat, si privat apo të shtetit”, tha Rexhepi.

Ky aktivitet, i cili po mbahet sot është hapur nga ora 09:00 dhe do të zgjasë deri në 16:00, në sheshin “Zahir Pajaziti” në kryeqytet. Ndërkaq gjatë gjithë muajit nëntor, qytetarët kanë mundësi që në Spitalin Amerikan të testojnë glukozën në gjak.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

A uleni edhe ju njësoj? Kjo mënyrë e të ndenjurit në tualet është e gabuar

Story i radhës

Kurti flet për targat: Beogradi po ushtron terror ndaj serbëve të Kosovës

Të fundit nga

ShkoLartë