Kulmi i shtëpisë shpeshherë ka ngjallur emocione tek ne shqiptarët. Ka ngjallur emocione se është ndërtuar shtëpia e re dhe në kohë të okupimit është vendosur edhe flamuri shqiptar mbi çati të shtëpisë.E kur shtëpia është e mbuluar gjithmonë kanë kaluar shtegtarët ku asnjëri nuk është ndalur pa e uruar të zotin e shtëpisë me fjalët: e gëzofshi përgjithmonë! Shpeshherë gjatë ndërtimit shtëpitë janë vonuar për tu rregulluar komplet e kjo ka ndodhur për mungesë mjetësh apo për ndonjë problem tjetër që ka ndodhur në mes vëllëzërve.Edhe Kosova është duke e bërë një rrugëtim të gjatë të shtetndërtimit. Ajo si duket ende nuk është ardhur në pikën e duhur.Rrugëtimi i Dardanisë në shtetrrugëtimin e saj ka qenë i gjatë.Për këtë janë sakrifikuar brezat e tërë.
Dhe në momentin që ju është vendosur kulmi ka ndodhur një përçarje në mes të vëllëzërve se kush ka kontribuar më shumë për ndërtimin e shtëpisë.E kjo përçarje e ka lënë Kosovën ende pa e përfunduar shtetsinë e saj të plotë.Mospërfundimi i shtetësisë ka shkaktuar edhe probleme të ndryshme në luftën e mbrendshme politike.Lufta e partive se cila nga ato do të merr flamurin për ta vendosur në maje të kulmit të shtëpisë ka shkaktuar një nguti te shpejtë dhe shpeshherë janë kacafytur vëllëzërit duke marrur meritat se unë e ndërtova shtetin e ja pret tjetri jo e ndërtova unë.Thuajse ndërtimi i shtetit të Kosovës është varur nga një vit apo dy vjet aktvitetet që kanë vepruar njëri apo tjetri.Patriotat me bateria që kanë mbushur nga 50 apo 60 vjet jetë dhe kanë dhënë dy apo tre vjet aktivitet kombëtar dhe pastaj janë shëndrruar në biznesmen apo në tregtar të flamujve nuk e di se si ti quajmë.
Ata e lanë shtëpinë e përbashkët pa dyer e dritare ,pa e lyer mbrenda dhe ndërtuan shtëpi dhe vila te veta, jo vetëm në Kosovë por edhe në perëndim dhe kudo ku ja kanë vendosur pikën në hartë.Kanë menduar të gjorët se atdhetar bëhen me dy vjet veprimtari kombëtare kjo i bie sikur të bëhet një studiues doktor shkence me dy vjet të shkollës fillore.E tash që jemi në prag të 17 shkurtit ditës se rishpalljes së Pavarsisë së Kosovës do të kemi serish rrahagjoksa që do të na japin intervista për kontributet e tyre dyvjeçare në shërbim të Kosovës.Kjo më kujton një gazetar të cilin rastësisht e kishin burgosur shtatë ditë dhe kishte deklaruar pas daljes nga burgu se vetëm ai që ka qenë në burg shtatë ditë ka të drejt me folë, duke harruar se dikush për pavarsinë e Kosovës ia kishte kushtuar një jetë të tërë.E këta atdhetar me kontribut dy vjeçar për lirinë e Kosovës kanë harruar se kontributi për shtetin e Kosovës ka një rrugëtim të gjatë dhe janë shumë gjenerata dhe shumë breza që janë sakrifikuar për këtë shtet që po e gëzojmë e nuk po ia dimë vlerën.
Kanë harruar se këtë shtet e ndërtuam se bashku me Amerikën,Gjermaninë dhe shtete tjera historikisht miq tanë,ku pa ndihmën e tyre nuk ishte çliruar Kosova.Deri sa flasim për kulmin e shtëpisë dhe kontributin e vëllëzerve në këtë shtëpi të përbashkët më kujtohet një shprehje e nacionalizmës shqiptare ku në shkrimet e tyre e kishin moton: “Ne paqa shtu apo madhzu ndonjë fjalë, mos e gëzofsha idealin tim kombëtar”.Kurse në një fshat të komunës së Prizrenit e kishin pyetur një familjar që e kishte vëllaun e shkolluar se pse vëllau i ti nuk po angazhohet që ta ndihmon Kosovën në mënyra të ndryshme,e ai ishte pergjigjur: Vëllau im është duke u ruajtur për tu aktivizuar kur të çlirohet Kosova me dhanë kontributin e ti.E nëse kthehemi prapa në kohë vërtetë shumë e shqiptari e kishin pas ruajtur me dhanë kontributin e tyre kur të çlirohet Kosova e disa të tjerë punën e tyre dy vjeçare në shërbim të Kosovës e vlerësuan aq shumë sa ajo punë 24 mujore u vlerëusa me miliona euro.
Atëherë shtrohet pyetja si mund të vlerësoj unë si historian një personalitet historik kur dy vjet jep kontribut për Kosovën e 20 vjet e vjedh Kosovën.Kur vjen 17 shkurti para mendjes gjithmonë me dalin heronjët e vërtetë, me dalin veprimtarët e vërtetë, atdhetarët e vërtetë që dhanë kontributin e tyre jetësor në shërbim të Kosovës dhe shqiptarisë.Të tillët në të shumtën e rasteve kanë rënë për lirinë e Kosovës në mënyrë heroike,të tjerët i ke të punësuar dikund në ndonjë shkollë apo në ndonjë punë tjetër sa për të mbajtur fëmijët me bukë. E besa edhe një pjesë që kanë kontribuar shumë janë edhe të papunë. Ata janë edhe të deshëpruar por idealizmi i tyre nuk ju lejon që te ipen.
Nuk e dinë edhe sot e asaj dite shtegtari i kohës moderne se cilit duhet ti thuhet puna e mbarë.Lavdi për ata që u sakrifikuan për lirinë e Kosovës, si dhe të atyre qe dhanë kontribut për Kosovën dhe e ruajtën kontributin e tyre nuk e vranë këngen e tyre. Një pjesë e madhe që mbetën të gjallë vrapuan pas pasurisë materiale, e lanë shtëpinë të pandertuar dhe vrapuan për tu marrë me pasuritë e tyre private,ata e vranë këngën e tyre. Ndërtimi i shtetit mbeti në gjysmë për të kërkuar edhe sot e kësaj dite lemoshë se çka do të na sjellin shtetët e tjera.E derisa mendja dhe mendimet bëjnë luftë me njëra-tjetrën diku në një skaj të Kosovës, një femijë i vogël pikon lot se i mungojnë gjerat elementare të jetës.Skaj një shtëpie të lagur e pa dritare kuvendojnë shtegtarët e rinj dhe pyesin: Deri kur kështu?
Ndërtimi i shtëpisë don angazhim. Edhe ndërtimi i shtetit don punë të përditshme.Asnjëherë nuk është e mjaftushme të punosh për ardhmërinë e shtetit dhe kombit që i takon.E skaj një gote të thyer plaku plisbardhë e lëshon ofshamën: Nuk e kemi menduar Kosovën e pasluftës që vjen në këtë gjendje.Në kohën kur e kemi mbajtur besën e kemi pasur edhe qëndresën.E sot që ka humbur besa na u ka ligshtu edhe qëndresa.E shtegtari mendjehollë sot numëron ditët e diellit dhe ditet e shiut se cilat do ta mundin njëra- tjetrën edhe pse koha ecë pa u ndalur, e kulmi i shtëpisë ka filluar të pikë në katër anët ende pa u ndërtuar plotësisht shtëpia.