Kulmi i krizës/ Drejtorët e Ramës porosisin 2.3 milion euro mobilje të reja për zyrat

April 4, 2022
1 minut lexim

2.3 milionë euro do ti kushtojë qeverisë shqiptare blerja e mobilieve për 5 institucione. Qeveria ka vendosur që në kulmin e krizës të vijojë si normalisht blerjen e orendive dhe pajisjeve për mobilimin e zyrave të disa institucioneve shtetërore. Janë 2.3 milionë euro që janë ndarë në 5 lote.

Ajo që vihet re është se autoriteti kontraktor, agjencia e blerjeve të përqendruara, ka përcaktuar përmasa fikse për të gjitha objektet e kësaj kontrate.

Kështu, për mobilimin e zyrave institucionet kërkojnë tavolina të mëdha mbledhjesh me dy përmasa, 280 x 105 x 75 cm dhe 720 x 280 x 77 cm, por edhe tavolinat e tjera nga ato të vogla deri te ovalet sërish ka specifikime jo vetëm në përmasa por edhe detaje.
Për drejtuesit tryeza me 12 persona kërkojnë ndër të tjera të kenë rimeso arre natyrale.

Në rastin e tavolinave për drejtuesit kërkohet që bordet anësore të planit të punës të jenë të harkuara.

Por jo vetëm tavolinat. Poltronat duhet të jenë me skelet druri, të dizenjuar me linja të drejta të stilit modern dhe me tapiceri prej lëkure ekologjike.

Edhe divanet tresh apo dysh kërkohet të jenë komod dhe me veshje lëkurë. Të gjitha këto kushte vijnë në një kohë kur vendi ynë po përballet me çmime të larta të produkteve ushqimore dhe karburanti.

Por tashmë janë 2.3 milionë euro që do të shpenzohen për mobilimin e zyrave të QSUT, Policisë së Shtetit, Drejtorisë së Burgjeve, Ministrisë së Drejtësisë dhe Komandës së Forcës Tokësore.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

​Avokati i Vokrrit thotë se ende nuk e kanë marrë vendimin nga Gjykata Themelore

Story i radhës

Takim Osmani-Kaskone

Të fundit nga

​Aktakuzë për shitblerje të narkotikëve

Prokuroria Themelore në Prizren, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve S.F., K.B., dhe E.Sh., të cilët gjenden nën masën e paraburgimit, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje kanë

Shpërbëhet Bundestagu, shpallen zgjedhjet e parakohshme

Presidenti Steinmeier ka vendosur të shpërbëjë Bundestagun dhe ka shpallur zgjedhjet e parakoshme. Zgjedhjet janë të domosdoshme, sepse qeveria ka humbur shumicën parlamentare. Presidenti gjerman Frank-Walter Steinmeierka vendosur që të shpërbëjë Bundestagun dhe ka

​Thuram i jep një premtim Interit

Marcus Thuram thotë se ai kurrë nuk do të përdorë klauzolën e tij të lirimit për t’u larguar nga Interi. Francezi nuk dëshiron të përdorë një klauzolë prej 85 milionë euro për
ShkoLartë