Ministri i Jashtëm i Ukrainës tha sot se bombardimet ruse të më shumë se 20 qyteteve ukrainase janë krime lufte të planifikuara shumë kohë më përpara.
Moska besohet se kishte planifikuar sulmin e djeshëm në ditët e para të tetorit.
“Objektivat kryesore të sulmeve ruse janë ato energjetike. Këto janë krime lufte të planifikuara paraprakisht dhe që synojnë civilët – strategji e e Rusisë prej muajsh”.
Pjesë të Lvivit në Ukrainën perëndimore kanë mbetur pa energji pasi disa sulme goditën infrastrukturën kryesore në qytet.