Trajneri i xhudos Driton Kuka tashmë është i njohur për punën e tij të madhe në zbulimin dhe krijimin e sportistëve shumë të suksesshëm në sportin e xhudos.
Emra si Majlinda Kelmendi, Distria Krasniqi, Nora Gjakovam Akil Gjakova e të tjerë që kanë prekur majat e suksesit botëror kanë kaluar nëpër duart e tij, por Kuka nuk do të ndalet me kaq.
Ai të martën ka shkruar në “Facebook” për kapacitetin dhe pritjet që ka nga xhudistja e re Erza Muminoviq, e cila tashmë ka korrur suksese të mëdha në garat evropiane duke u shpallur kampione e evropës U18, medaliste Botërore e Evropiane U21 si dhe medaliste olimpike U18.
Kuka është shprehur i bindur se Muminoviqi, nëse i dëgjon këshillat do të arrij Normën Olimpike që të garojë në kategorinë 48 kg.
Kuka gjithashtu ka kërkuar që ajo të pajiset me pasaportë shqiptare për faktin se ajo do të garojë në gara që mbahen në shtete që nuk e njohin ende Kosovën.
Ja postimi i plotë i Driton Kukës:
Medaliste Olimpike U18
Për një ditë të mbarë …
Erza Muminoviqi sportistja që ka fituar çdo medalje me rëndësi për garueset e reja!
Kampione Evropiane U18
Medaliste Botërore e Evropiane U21
Medaliste Olimpike U18
Një garuese me perspektivë e cila nëse dëgjon këshillat që të garoj 48 kg do arrij Normën Olimpike jam i sigurt …
Sivjet Botërori U21 por edhe gara tjera mbahen në shtete që se njohin Kosovën dhe po shpresojmë që Erza të ndjej përkrahjen e shtetit amë për pajisje me pasaportë Shqiptare.