Flet qytetarja që u largua nga Mariupol: Fëmijët po vdesin nga dehidratimi

Victoria, 27, e cila arriti të arratisej nga qyteti i rrethuar në jug të Ukrainës, Mariupol, tregon për 5 Live Breakfast se ajo la familjen pas iku në një fshat rreth 20 km (12.5 milje) larg.

Qyteti im është shkatërruar absolutisht,” thotë ajo, me zërin që i dridhej teksa përshkruan se dëgjonte granatimet e përditshme të sulmeve ruse, shkruan BBC, përcjell “Bota sot”.

Njerëzit qëndrojnë në bodrum, por kjo nuk është e sigurt. Ata po bombardojnë kështu që bodrumet e forta po shkatërrohen.”

Ajo thotë se shumë njerëz nuk kanë qasje në ushqim dhe ujë.

Tre fëmijë që njoh vdiqën nga dehidratimi. Është shekulli 21 dhe fëmijët po vdesin nga dehidratimi në qytetin tim. Ata po vdesin nga uria tani.”

Victoria shton se ajo nuk ishte në gjendje të ndihmonte anëtarët e tjerë të familjes që të largoheshin nga Mariupol dhe është e dëshpëruar t’i “i nxjerrë jashtë”.

“Unë do të qëndroj në Ukrainë dhe do të përpiqem të shpëtoj familjen time në Mariupol. Mariupol është jeta ime, nuk e kuptoj pse duhet ta lë qytetin tim, vendin tim për shkak të Rusisë.”

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

​FFK zbulon orën kur fillon shitja e biletave për miqësoren Kosovë-Burkina Faso

Story i radhës

​Kuka zbulon se kush është xhudistja e re nga e cila pret suksese të mëdha në arenën ndërkombëtare

Të fundit nga