Kujdesi ndaj Rusisë, bota u përballet me “kthim të historisë!

Përmes politikës së zgjerimit, Unioni Evropian e kishte përmbyllur arritjen e cakut gjeostrategjik: integrimin në gjirin e vet të ish shteteve komuniste të Evropës Lindor e  Qendrore, plus dy shteteve mesdhetare dhe është në ecje e sipër për përmbylljen e rrethit integrues edhe me shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe Turqinë. Me ketë, Unioni Evropian po mbyllte dy sfidat gjeopolitike dhe dy kërcënimet strategjike të periudhës së luftës së ftohtë: lindjen evropiane ish-komuniste (pro sovjetike) dhe bashkimin postkonfliktual (projugoslav). Ky itinerar gjeostrategjik i UE-së u realizuar konform realitetit të ri gjeopolitik pas luftës së ftohtë.  Por me kërcënimin e rendit të ri botëror nga terrorizmi global, nga kriza energjetike dhe financiare dhe shtimi i regjimeve autoritare dhe aleancave të tyre të reja trans kontinentalë, bota u përball me “kthimin e historisë”. Në fund të dekadës së parë të këtij shekulli Euro-Azia po imponohej si rajon me peshë gjeostrategjike , sepse ajo që në të kaluarën ishte rruga e mëndafshtit, në fillimi të këtij shekulli u bë rrugë energjetike. Ky kontest i ri gjeopolitik nxori mbi sipërfaqe rëndësinë e Gjeorgjisë, Ermenisë,Kazakistanit, por edhe të Turkmenistanit.

Kujdesi ndaj Rusisë, Në fund të dekadës së parë të shek.XXI euroazia po imponohej si rajon me peshë gjeostrategjike, sepse  nëse në të kaluarën ishte rruga e mëndafshit, në fillim të këtij shekulli u bë rruga energjetike.  Ky kontekst i ri gjeopolitik nxori mbi sipërfaqe rëndësinë e Gjeorgjisë, Azerbajxhanit, Ermenisë, Kazakistanit, por edhe të Turkmenistanit.

Ndaj Euro-Azisë, unioni evropian zhvillonte politikat asociuese, në kuadër të  Marrëveshjeve  për partneritet dhe kooperim (CPA), që pritej të konkludonin në marrëveshje të tregtisë së lirë me UE-në. Mirëpo, UE-ja mbetej e kujdesshme ndaj gjerësisë politike të këtyre marrëveshjeve, sidomos ndaj reflektimit të tyre kundër  Rusisë. BE-ja pavarësisht reagimeve të saj lidhur me ngjarjet në Gjeorgji, kishte kujdes që ato të mos  cenonin raportet BE-Rusi, të paracaktuara nga varësia energjetike evropiane nga Moska.

Kjo varësi e Evropës i kishte garantuar Rusisë  në raportet  me BE-në status  preferencial, ndërkaq fqinjëve të ish Bashkimit Sovjetik ju  njihte “aspiratat evropiane”. Komisioni Evropian në fund të vitit 2008 kishte dalë me dokumentin që e shpaloste politikën e re të UE-së ndaj këtij rajoni, me të cilin ju njihte “aspiratat evropiane”Bjellorusisë, Moldavisë, Ukrainës, Gjeorgjisë, Armenisë dhe Azerbajxhanit, por duke ju mohuar njëkohësisht atyre anëtarësimin në UE.

Prof.ass.dr.Nijazi Halili

The New York Academy of Science

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Vjen një ‘lajm i keq’ për Putinin, ja çfarë vendimi të rëndësishëm do të marrë Shtëpia e Bardhë “në orët e ardhshme”

Story i radhës

Albin Kurti: Ka filluar puna për rritjen e pagës minimale

Të fundit nga