Vjen një ‘lajm i keq’ për Putinin, ja çfarë vendimi të rëndësishëm do të marrë Shtëpia e Bardhë “në orët e ardhshme”

Shtëpia e Bardhë pritet të vendosë sanksione shtesë ndaj Rusisë në orët e ardhshme, këtë e bëri të ditur një zyrtar i lartë amerikan i sigurisë kombëtar, shkruan CCN.

“Gjatë ditës së sotme, Shtetet e Bashkuara do të kenë njoftime të rëndësishme, duke përfshirë sanksionet që ne do të vendosim si kundërpërgjigje ndaj asaj që bëri Rusia dje”, tha zëvendës-këshilltari i sigurisë kombëtare Jon Finer gjatë një paraqitjeje në MSNBC, transmeton “Bota sot”.

Ai gjithashtu dha më shumë detaje mbi njoftimet e sanksioneve shtesë që do të vijnë gjatë ditës së sotme.

“Nëse Rusia ndërmerr veprime të mëtejshme, do të ketë pasoja të mëtejshme të rëndësishme dhe të rënda që mund t’i vendosim nëpërmjet sanksioneve ndaj Rusisë, duke përfshirë ndihmën e sigurisë për ukrainasit, me qëllim për t’i ndihmuar ata të mbrohen”, tha Finer, duke shtuar se SHBA mbetet e hapur ndaj diplomacisë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

4 sekretet e çifteve që nuk zihen kurrë

Story i radhës

Kujdesi ndaj Rusisë, bota u përballet me “kthim të historisë!

Të fundit nga