Ku shkojnë në çerdhe e ku në shkollë fëmijët e Lagjes 29?

Rreth 70 fëmijë nga komunitetet romë, ashkalinj, egjiptianë dhe goranë shkojnë në çerdhe në Lagjen 29 në Fushë Kosovë.

Për këta nxënës, prindi Emran Hoti thotë se kujdesen mirë në çerdhe.

“Ju rrinë gati krejt, nuk i lëshojnë pa ardhë na me i marrë. E kanë edhe mrena mirë”.

Por, ndryshe mendon edukatorja e kopshtit, Arjeta Shala, që udhëhiqet nga organizata “The Ideas Partnership”, sipas së cilës, ambienti nuk është aq i përshtatshëm për fëmijët.

Ndërsa, nxënësit më të rritur të kësaj lagjeje shkojnë në shkollën fillore “Selman Riza”, më në thellësi të qytetit. Rrugën deri atje ata e bëjnë me kombibus.

E sipas vozitësit, Lulzim Zeqiri, asnjë shqiptar nuk udhëton bashkë me nxënësit e pakicave në të njëjtën kohë me makinën e tij.

Sipas drejtorit të shkollës, Esat Simnica, përveç shqiptarëve, aty vijojnë mësimin edhe 406 nxënës nga komunitetet romë, ashkalinj, egjiptian dhe turq.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kishte vrarë disa persona përmes harkut me shigjeta në Norvegji – publikohen pamjet e sulmit vdekjeprurës

Story i radhës

Avokati i Veselit kërkon të ruhet dëshmia e Dick Marty: Intelegjenca serbe ende kërcënim për jetën e tij

Të fundit nga