KSI: Gratë shtatzëna të kthehen në punë

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive theksoi se këtë javë ka një trend në rënie të të infektuarve në të gjitha grupmoshat, përfshirë atë të fëmijëve nga mosha gjashtë deri në 14 vjeç, në të cilin javën e kaluar ka pasur rritje të infektimeve.

Komisioni për Sëmundje Infektive ka rekomanduar edhe dy masa të reja, që kanë të bëjnë me heqjen e certifikatave për Covid-19 për shtetasit e Maqedonisë së Veriut që udhëtojnë jashtë shtetit dhe kthimin e grave shtatzëna në punë.

“Komisioni për Sëmundje Infektive do t’i propozojë ministrit të shëndetësisë dhe më pas dhe Shtabit të Krizës që në vendkalimet kufitare në dalje nga shteti të mos kërkohet certifikatë vaksinimi apo PCR Test dhe masa e dytë që gratë shtatzëna të mos lirohen nga puna, por të vaksinohen dhe të vazhdojnë me punë.”,- theksoi zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq.

Zëdhënësi i KSI-së, Zllate Mehmedoviq, sqaroi se sa i përket moskërkimit të certifikatave në kufi, kjo nuk do të ndikojë asgjë me rregullat që ka shteti ku qytetari dëshiron të udhëtojë.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Mehmedoviq: Nga 800 nxënës të testuar, vetëm tetë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Story i radhës

Regjistrohen 848 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Të fundit nga