Regjistrohen 848 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni

Ministria e Shëndetësisë në Maqedoni informon se në 24 orët e fundit janë bërë 3.506 testime për coronavirus, ndërsa 848 raste kanë rezultuar pozitiv.

Prej tyre në Shkup janë 451, Kavadar – 50, Manastir – 43, Velesi – 39, Prilep – 37, Kumanova – 33, Kërçova – 30, Tetova – 23, Radovishi – 18, Struga – 15, Gostivari dhe Negotina – 13, Gjevgjelia – 11, Koçani dhe Resnja – nga 11, Dibër – 9, Ohër, Kriva Pallanka dhe Vallandova – 6, Strumicë – 5, Shtip, Demir Hisar dhe Makedonski Brod – 3, Dellçevë, Berovë dhe Demir Kapi – 2, Sveti Nikole, Bogdanci, Kratovë, Makedonska Kamenica dhe Pehçeva – nga 1.

Nga MSH informojnë se në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 11 pacientë, ndërsa nga sistemi “Termini im” janë regjistruar edhe 11 të vdekur të tjerë, të cilët kanë ndërruar jetë në periudhën prej 10 shkurt deri 19 shkurt 2022.

Kurse ISHP ka regjistruar 1.369 pacientë të shëruar.

Me rastet e sotme numri i përgjithshëm i të infektuarve shkon në 294.407, prej të cilëve 279.695 janë shëruar, ndërsa 8.937 kanë ndërruar jetë.

Numri i rasteve aktive deri sot (22 shkurt) është 5.775.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

KSI: Gratë shtatzëna të kthehen në punë

Story i radhës

Interi e monitoron sulmuesin e ‘qytetarëve’

Të fundit nga

AlbanianMacedonianEnglish