Mehmedoviq: Nga 800 nxënës të testuar, vetëm tetë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19

Zëdhënësi i Komisionit për Sëmundje Infektive Zllate Mehmedoviq, sot në konferencë për shtyp informoi se prej 800 nxënësve të testuar, vetëm 8 kanë rezultuar pozitiv me coronavirus.

Ai gjithashtu tha se skriningu në shkolla ende nuk ka përfunduar,.

“Duhet të kemi atë numër, i cili do të vendosë në fillim. Interesi ishte i madh. Rreth 5000 prindër kanë rënë dakord që fëmijët e tyre të testohen. Informacionet fillestare tregojnë se në këtë moment nga 800 fëmijë të testuar, vetëm tetë janë regjistruar pozitivë”, tha Mehmedoviq.

Gjithashtu theksoi se në këtë javë ka trend të uljes së numrit të infektimeve në të gjitha grupmoshat./

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Bekteshi: gjoba për ata që fitojnë në kurriz të qytetarëve

Story i radhës

KSI: Gratë shtatzëna të kthehen në punë

Të fundit nga