kryetari i prizrenit shaqir totaj mori pjese ne konferencen permbyllese te socio projekti 2 63a3209b8c01d

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të “Socio–Projekti 2”!

December 21, 2022
1 minut lexim

Kryetari Shaqir Totaj, së bashku me Nënkryetarin Kujtim Gashi, morën pjesë sot në konferencën përmbyllëse të projektit “Stabilizimi i mëtejm i komuniteteve pakicë dhe shumicë në Kosovë përmes mbështetjes së shtuar socio-ekonomike” i njo hur gjithashtu si “Socio – Projekti 2”.

Gjatë kësaj mbledhjeje u prezantuan të arriturat e këtij projekti i cili është zbatuar nga Fondacioni për Zhvillim të Qëndrueshëm – PREDA Plus, në partneritet me WEntrepreneur Kosovo dhe me mbështetjen e Arbeiter Samariter Bund – ASB. 

Synimi i “Socio – Projekti 2” është krijimi i kushteve për jetesë të qëndrueshme, punësim dhe zhvillim të komuniteteve pakicë dhe shumicë përmes ofrimit të mbështetjes së ndërmarrjeve Start Up, bizneseve ekzistuese, grave sipërmarrëse dhe duke aftësuar e ngritur kapacitetet e shoqatave që mbështesin ndërmarrësit.

Në këtë proces janë 328 përfitues direkt, janë krijuar 191 vende të reja pune, janë themeluar 134 biznese të reja, janë mbështetur 16 biznese ekzistuese, janë dhënë 150 grante për biznes, 5 shoqata të biznesit janë mbështetur për ngritje të kapaciteteve dhe të certifikuara në ISO, 271 persona janë aftësuar nga trajnime me tema: Përpilimi i Projekt Propozimeve, Shkrimi i Planeve të Biznesit, Përpilimi i Planeve të Marketingut, Mentorim dhe Monitorim, Qasje në Financa si dhe Buxhetim e Kontabilitet. Gjithashtu, 5 komunitete, me rreth 2000 persona, janë përfituese nga skema “Iniciativat e vogla për zhvillim të komunitetit”.

Natyrisht, pjesë e përmbushjes së këtyre objektivave është edhe Komuna e Prizrenit, ndër 12 komuna të tjera të Kosovës që janë të përfshira në këtë projekt, që e ka mbështetur me të gjitha kapacitetet realizimin e këtij projekti që është motiv, sidomos për brezat e rinj të biznesmenëve, dhe ndikon drejtpërdrejt në zhvillimin ekonomik të Komunës së Prizrenit.

Image

Pamje nga takimi

GAZETA.MK

MARKETING

RENT A CAR

britani rajoni west midlands regjistron 37 vdekje kete vit per shkak te voneses se ambulances 63a31f70506f2
Story i mëparshëm

Britani, rajoni West Midlands regjistron 37 vdekje këtë vit për shkak të vonesës së ambulancës

pioli shpreson te gabimet e napolit 63a320a0cf1d6
Story i radhës

Pioli shpreson te gabimet e Napolit

Të fundit nga

ShkoLartë