Britani, rajoni West Midlands regjistron 37 vdekje këtë vit për shkak të vonesës së ambulancës

Gjithsej 37 persona kanë vdekur për shkak të pritjeve të gjata të ambulancës në nëntë muajt e parë të 2022, krahasuar me vetëm një pacient që vdiq në vitin 2020, në të cilin pati qindra vdekje për shkak të pandemisë së COVID-19, transmeton Anadolu Agency (AA).

Sipas informacionit që ka siguruar BBC nga Shërbimi i Ambulancës West Midlands, koha më e gjatë që një pacient ka pritur që ambulanca ta dërgojë në spital ishte 21 orë. Spitale të ndryshme në rajon kanë regjistruar gjithashtu kohë pritjeje nga 15 deri në 19 orë.

Sharon Graham, sekretare e përgjithshme e Unite, një prej sindikatave më të mëdha, tha se zëri i tyre nuk dëgjohet dhe akuzoi qeverinë për “neglizhencë kriminale”. Sindikata thotë se qeveria kishte muaj që të ndërhynte për t’i dhënë fund mosmarrëveshjes dhe për të parandaluar grevën.

“Statistikat tronditëse nga West Midlands Ambulance Trust tregojnë historinë e vërtetë. Ku ishin ‘planet emergjente të ushtruara mirë’ të qeverisë kur njerëzit po vdisnin në West Midlands sepse kriza në shërbimin e ambulancës bëri që ambulanca të mos arrinte tek ata në kohë”?, pyeti Graham, duke shtuar se grevistët “në të vërtetë po përpiqen të shpëtojnë shërbimin”.

Departamenti i Shëndetësisë në Angli deklaroi më parë se ka marrë masa urgjente për mbështetjen e shërbimit të ambulancës, përfshirë ofrimin e një shtese prej 500 milionë funta (605 milionë dollarë) për të përshpejtuar daljen nga spitali dhe lirimin e shtretërve.

Lajmi vjen pasi ambulanca është hedhur në grevë sot ndërsa Sekretari i Shëndetësisë, Steve Barclay akuzoi se: “Sindikatat e ambulancave kanë bërë një zgjedhje të vetëdijshme duke dëmtuar pacientët”.





Story i mëparshëm

Lenovo përditëson laptopët IdeaPad Pro dhe Slim me procesorët e fundit Intel dhe AMD

Story i radhës

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të “Socio–Projekti 2”!

Të fundit nga