Pioli shpreson te gabimet e Napolit

Milani po kthehet në Itali pas kampit stërvitor në Dubai. Tani po hyjmë në pjesën e fundit të kësaj përgatitjeje të dytë anormale në funksion të rikthimit në kampionat në fillim të vitit 2023, që do t’i shohë kuqezinjtë kundër Salernitana. Kjo do të jetë ndeshja e parë e një serie të një “turi force” midis janarit dhe shkurtit, që do të thotë shumë për sezonin e Milanit. Ndërkohë, Stefano Pioli është i bindur se ka punuar në maksimumin e tij në këtë pushim prej Botërorit.

“Ishin dhjetë ditë shumë të rëndësishme pas rifillimit të parë të stërvitjes në Milanello, ku ne insistuam pak më shumë për vëllimin e punës, – tha trajneri kampion i Italisë në një intervistë për “Sky Sport”. – Kjo periudhë na ka lejuar gjithashtu që të kalojmë më shumë kohë së bashku në grup dhe të fokusohemi në punët më specifike, në situata lojërash që jemi përpjekur t’i rifillojmë edhe më të gatshëm.

Kemi luajtur miqësore të vështira që na kanë ndihmuar dhe do të na ndihmojnë të rritemi dhe kuptojmë se ku të përqendrohemi. Ishte një zbor shumë i dobishëm për të filluar sërish me më shumë forcë, bindje dhe besim. Djemtë punuan me shumë vullnet dhe dëshirë, për të ngritur nivelin dhe ndërgjegjësimin tonë”.

Pushimi për Kupën e Botës në Katar ishte diçka e re që në mënyrë të pashmangshme ngre pikëpyetje te klubet: “Ishte një përgatitje e ngjashme me atë të verës në disa këndvështrime, por padyshim e ndryshme për të tjerët. Lojtarët nuk bënë pushim për 40 ditë, si në verë, kështu që rikuperimi ishte pak më i menjëhershëm.

Tashmë kemi punuar me ritme dhe intensitete të ndryshme. Po kthehemi në Milanello për t’u përgatitur në mënyrën më të mirë të mundshme për angazhimet e janarit dhe shkurtit, na presin tetë ndeshje të rëndësishme. Kjo pjesë e sezonit përfshin shumë objektiva. Unë mbetem absolutisht i bindur për cilësinë e ekipit që drejtoj, të lojtarëve.

Ne jemi të fortë dhe konkurrues për të fituar çdo ndeshje, duke ditur që niveli është ngritur, se konkurrentët tanë janë të fortë. Napoli mbi të gjithë po dëshmohet se ka cilësi të jashtëzakonshme. Qartësisht, nëse ruan këtë ritëm do të grumbullojë më shumë se 100 pikë në fund. Dhe pastaj duhet vetëm ta përgëzojmë”.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, mori pjesë në konferencën përmbyllëse të “Socio–Projekti 2”!

Story i radhës

Prapaskenat e frikshme të Richard Grenellit për Hashim Thaçin

Të fundit nga