Kryetari i Butelit Darko Kostovski ka njoftuar se është arritur zgjidhje për nxënësit e Vizbegut (FOTO)

November 1, 2022
1 minut lexim

Sot gjatë një takimi të realizuar në kabinetin e ministrit të Arsimit dhe Shkencës, Jeton Shaqiri, kryetari i Komunës së Butelit, Darko Kostovski dhe kryetari i komunës së Çairit, Visar Ganiu kanë arritur të tejkalojnë problemin e krijuar me transportin e nxënësve të lagjes Vizbeg komuna e Butelit e që mësojnë në shkollat fillore të komunës së Çairit, shkruan GAZETA.MK

Kryetari i komunës së Butelit, Darko Kostovski pas takimit ka informuar opinionin se Buteli, deri në fund të këtij viti do të financojë transportin e nxënësve të lagjes Vizbeg të cilët mësimin e ndjekin në Shkollën Fillore “Ismail Qemali” në Çair, kurse duke filluar nga dita e nesërme komuna e Çairit do të marrë përsipër mbulimin e transportit të nxënësve të Vizbegut të cilët mësimin e ndjekin në Shkollën Fillore “7 Marsi” në po këtë komunë.

Kryetari i Butelit, Darko Kosovski gjithashtu me këtë rast ka informuar banorët e lagjes Vizbeg se është angazhuar maksimalisht në zgjidhjen e përhershme të këtij problemi edhe atë përmes investimit në infrastrukturën arsimore, gjegjësisht ndërtimin e objektit shkollor tërësisht të ri, modern në lagjen Vizbeg, ku nga viti i ardhshëm shkollor nxënësit e kësaj lagjeje të mund të vazhdojnë shkollimin aty dhe të mos kenë nevojë për transport dhe ndjekje të procesit mësimor në komunat tjera.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

E “kritikoi” për aftësitë në aktrim, Arbana bën të papriturën ndaj Eduartit

Story i radhës

Kuvendi miratoi vendimin për rishpërndarjen e mjeteve buxhetore të papërdorura

Të fundit nga

A po e pret Yllka Kuqi edhe një fëmijë?

Këngëtarja Yllka Kuqi kohës së fundit ishte prezente tek një dasëm ku paraqitja e saj mori vëmendjen e shumë ndjekësve. Teksa ajo shfaqet në një fustan tejet elegantë ku vë në pah
ShkoLartë