Kryetari i Bordit të RTK-së: Gazetari Agushi u suspendua pasi injoroi punën, nuk realizonte kronika

July 29, 2023
min lexim

Menaxhmeti i RTK-së ka reaguar pasi gazetari i këtij mediumi, Asdren Agushi ka thënë se pas punës 7 vjeçare si gazetar dhe korrespodent, është suspenduar nga puna.

Agushi ka thënë se suspendimi i tij lidhet me kritikat ndaj pushtetit.

Meaxhmenti i RTK-së në reagim të lëshuar sot ka thënë se suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues.

“Suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues.

Sipas shkresave zyrtare, korrespondenti në Gjilan gjatë 2 muajve të fundit, ka realizuar vetëm 6 tema.

Për më shumë, pavarësisht kërkesave të redaktorëve, gazetari-korrespondent nuk ka realizuar temat që i janë kërkuar dhe nuk i është përgjigjur emailave zyrtar. Një gjë e tillë bazuar në rregulloren e brendshme të RTK-së që ka për bazë ligjin e punës, konsiderohet shkelje e rëndë. Dhe masat që duhet të ndërmerren janë suspendim ose largim nga puna”, thuhet ndër të tjera në reagim.

Reagimi i plotë:

Menaxhmenti i RTK-së reagon ndaj shkrimeve dhe deklaratave tendencioze dhe të paverifikuara nga disa media dhe politikanë lidhur me një rast të suspendimit të një gazetari-korrespondent.

Suspendimi në fjalë ka të bëjë me shkelje të vazhdueshme të detyrave të punës dhe injorim të kërkesave të eprorëve për realizimin e temave, e assesi për shkak të storieve me karakter kritikues.

Sipas shkresave zyrtare, korrespondenti në Gjilan gjatë 2 muajve të fundit, ka realizuar vetëm 6 tema.

Për më shumë, pavarësisht kërkesave të redaktorëve, gazetari-korrespondent nuk ka realizuar temat që i janë kërkuar dhe nuk i është përgjigjur emailave zyrtar. Një gjë e tillë bazuar në rregulloren e brendshme të RTK-së që ka për bazë ligjin e punës, konsiderohet shkelje e rëndë. Dhe masat që duhet të ndërmerren janë suspendim ose largim nga puna.

Në asnjë rast të vetëm, RTK-ja nuk e ka censuruar ose pamundësuar realizimin e temave/hulumtimeve që mund të kenë pasur subjekt punën e qeverisë apo komunave, andaj menaxhmenti kërkon nga mediat që para plasimit të lajmeve të tilla, të verifikojnë gjendjen faktike dhe të marrin edhe deklaratën nga pala tjetër.

RTK është e gatshme që të ofrojë qasje në të gjithë dokumentacionin e ku mund të verifikohet se punëtori në fjalë në vazhdimësi ka marr vërejtje profesionale nga u.d kryeredaktorja.

Sa i përket shprehjes së opinioneve në rrjetet sociale, kjo është po ashtu e rregulluar me legjislacion sekondar, por në këtë rast specifik, masa është ndërmarr për shkelje të kontratës së punës.

RTK-ja mbetet e përkushtuar që të zbatojë standardet profesionale dhe misionin e saj për informim të drejtë e të paanshëm.

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

U zgjodh kryetar i PD me 16 mijë vota, zbulohet lëvizja e parë e Lulzim Bashës

Story i radhës

Shkarkohet kryesia aktuale e Shkëndijës, “kuqezinjtë” së shpejti me kryesi të re!

Të fundit nga

ShkoLartë