Kryeqyteti i vështirë për persona me aftësi të kufizuar

min lexim

Qyteti i Prishtinës përkundër nismave për t’ia lehtësuar lëvizjen personave me aftësi të kufizuara, mbetet larg ofrimit të kushteve. Qasja në objekte, sinjalizimi i trafikut urban, sinjalizimi akustik i autobusëve, ulëset për qytetarët e verbër e shumë çështje tjera po bregosin persona me shkop të bardhë.

Ata për nder të javës ndërkombëtare “Njeriu me Shkop të Bardhë”, sot marshuan nga Qendra Studentore deri te ndërtesa e Qeverisë së Kosovës.

Këtij marshi iu bashkua edhe kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, i cili tha për KosovaPress, se komuna që drejton ka marrë disa hapa duke filluar nga komuna për pllakat taktile për qasje më të lehtë të verbërve. Gjithashtu, ai tha se me ridizajnimin e sheshit të kryeqytetit, do të lidhet edhe pjesa me shtresa taktile për ata persona.

Rama: Përshtatshmëria është minimale për këtë arsye kemi krijuar grupe punuese

“Komuna e Prishtinës ka marrë iniciativa të ndryshme për të transformuar ndërtesat publike, duke filluar prej ndërtesave të komunës, komuna e vjetër dhe komuna e re, duke krijuar pllaka taktile të cilat iu ndihmojnë komitetit të verbërve, për të pasur qasje sa më të mirë, më të lehtë, më të shpejtë dhe më të kuptueshme nëpër ndërtesa e Komunës së Prishtinës… sot po e bëjmë një marsh ku edhe i shohim të gjitha ato hapësira të kryeqytetit se sa janë të përshtatshme, e dimë që për momentin përshtatshmëria është minimale për këtë arsye kemi krijuar grupe punuese. Jemi duke bërë një plan në Ulpianë. Po ashtu, edhe me grupe punuese, me arkitekt nga Vjena me Bankën Botërore që jemi duke ridizajnuar gjithë sheshin e Prishtinës dhe duke lidhur edhe me shtresat taktile që ndihmojnë personave me aftësi të kufizuara”, tha ai.

Rama pranoi se nuk ka mjaftueshëm kushte për këta persona, por me bashkëpunimin e disa organizatave humanitare, janë duke punuar për çështje.

Rama: Kryeqyteti është i vështirë për persona me aftësi të kufizuar

“Për momentin jo, kryeqytetit është i vështirë faktikisht për persona me aftësi të kufizuar dhe për këtë arsye jemi duke punuar edhe me organizata të ndryshme humanitare si Humanity First, po ashtu edhe ne vetë si kryeqytet, komunë, administratë duke punuar në transformimin e hapësirave publike të kryeqytetit. Me i ndihmuar personave me aftësi të kufizuar që Prishtina të jetë kryeqytet për të gjithë. Kjo është një proces që do të zgjasë një kohë të gjatë për arsye se ka një vazhdimësi, nuk është diçka që mund ta përfundojmë shpejtë, për arsye se kryeqyteti është i madh ka nevoja shumë të mëdha dhe hapësira shumë të mëdha, por çdogjë që është bërë e re do të ketë këto elemente si alfabetin Bry, shtresat taktile edhe mundësinë për qasje të mirë dhe të lehtë për persona me aftësi të kufizuar”, përfundoi ai.

Nënkryetari i organizatës You Can Do, Betim Bregovina për KosovaPress, tha se ky marsh synon vetëdijesimin për gjithëpërfshirjen e këtyre njerëzve në shoqëri. Ai theksoi se nuk ka kushte të mjaftueshme dhe bëri thirrje që të dalin dhe të mos kenë turp për ata që janë.

Bregovina: S’ka mjaftueshëm kushte por ka nisma fillestare 

“Ky marsh synon që të filloj vetëdijesimin e udhëheqësve lokal dhe qendror në Kosovë por edhe masës qytetare për njohjen dhe pranimin e shenjave simboleve për të verbëritë, në këtë rast shkopin e bardhë. Nuk ka mjaftueshëm kushte por si çdogjë në Kosovë, si vetë Kosova që është në ndërtim e sipër edhe tek ne ka nisma fillestare të cilat sigurisht nuk janë të mjaftueshëm por janë sinjalizuese se në të ardhmen do të bëhet diçka. Bisedova me kryetarin, sinjalizimi i trafikut urban është synim i organizatës tonë që jemi duke bashkëpunuar më këtë ndërmarrje që të bëhet sinjalizimi akustik i autobusëve, ulëset që qytetarët e verbër me pas mundësi të presin vetë në autobus, pa shoqërues.. bëjë thirrje të gjithë të verbërve dhe personave të tjerë me nevoja të veçanta që të mos të kenë turp që të dalin me shenja dhe simbole që identifikojnë për shkak se kështu mundësojmë edukimin mbarë shoqëror, kështu që jemi më të pranueshëm kur jemi më të vërtetë”, tha ai.

Ndërkaq e revoltuar doli të jetë drejtoresha e komitetit të grave të verbërve, Bajrumshahe Jetullahu, ku në fund të marshit i drejtua kryetarit Rama, duke i thënë se komiteti i të verbërve nuk është duke u përkrahur fare. Ajo tha se kanë pasur premtime por nuk janë realizua asnjëherë.

Jetullahu: Ne nuk festojmë, sot duhet të vajtojmë

“Kam pasur shumë shpresë të madhe tek ju, halli i komitetit i të verbërve është zero i përkrahur qoftë nga qeveria, por përsëri Komuna e Prishtinës anashkalohet, një 15% mund të them në krahasim me komunat e tjera, mirëpo as qeveria e as komuna me marrë globalisht. Çfarë infrastrukture kemi, sot flasim për ditën e shkopit të bardhë por thuajeni një person që ka guxim me marrë shkopin e bardhë dhe të niset në punë apo qoftë në komunë me ardhur, nuk guxon një person i verbër me këtë krahasim të infrastrukturës tonë ku do të bie një person i verbër në ato gropa ku po i hiqen kanalizimet dhe do të pësoj atë që nuk e meriton. Ju lutem bëni atë që keni mundësi, ne jemi njerëz.. për javën e shkopit të bardhë kemi pasur premtime në qeveri me na u realizuar projektin. Kanë pasur mundësi për këtë ditë së paku ku hanë dreka por edhe një shumë simbolike për personat e verbër me u nda. Çfarë feste është sot, ne sot nuk festojmë, sot duhet të vajtojmë që nuk po realizohen, tmerr.”, tha ajo.’ 

Më tej, Jetullahu tha se nuk është përkrahje kjo e sotmja vetëm pse është dal kryetari në marshim, në mos zbatimin e kërkesave të tyre ajo theksoi se nuk do të dalin në votime më.

“Nuk kemi përkrahje fare nuk është kjo përkrahje pse sot është dal kryetari dhe ka marshuar me ne, thjeshtë edhe një individ në qytetet duke ardhur rrugës kemi mundur t’i themi se a na shoqëron deri këtu dhe me siguri do ta bënte me kënaqësi… kur ka fushata na premtojnë të gjithë që të gjitha kodrat me i rrafshuar ndërsa kur ngrihen në fuqi harrojnë se ne jemi votuesit e tyre. Afër 100 mijë jemi ne nuk do të marrin më pjesë nëpër votime dhe nuk kane pse na drejtohen asnjëra parti që vjen në fuqi”, foli ajo

Qeveria e Kosovës krijoi strategjinë kombëtare për të drejtat e personave me nevoja të veçanta për periudhën nga viti 2013 deri më 2023. Ky dokument ka për qëllim të sigurojë të drejta të barabarta të njeriut për të gjithë, pa diskriminim.

GAZETA.MK

Story i mëparshëm

Performanca jonë në punë mund të rritet nëpërmjet ‘ditarit të vetëdijes’, ja se si…

Story i radhës

“I kërkuan 2.5 mln lekë të vjetra për ta bërë Tinën nuse”- 18-vjeçarja e pranishme kur e vranë, babai i Çeços me lot në sy

Të fundit nga