Kryeqyteti i Kanadasë shpall gjendjen e jashtëzakonshme si përgjigje ndaj protestave të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve mbi Covid-19

February 7, 2022
1 minut lexim

Kryebashkiaku i kryeqytetit të Kanadasë, Ottawa, ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme në përgjigje të protestave më shumë se një javore të shoferëve të kamionëve kundër kufizimeve të vendosura për shkak të Covid-19.

Sipas mediave të huaja, Jim Watson tha se qyteti ishte “plotësisht jashtë kontrollit”.

Ai tha se protestat përbënin një kërcënim për sigurinë e banorëve.

Ndryshe, kamionistët kanë paralizuar qendrën e Otavës me automjete dhe tenda që bllokojnë rrugët.

“Konvoji i Lirisë” filloi si një lëvizje kundër një kërkese të qeverisë që kamionistët të vaksinohen kundër Covid-19.

Duke folur për radiostacionin kanadez CFRA, Watson tha se protestuesit po silleshin gjithnjë e më “të pandjeshëm”, [duke ndezur] fishekzjarrë dhe duke e kthyer atë në një festë”.

Kryebashkiaku nuk dha detaje specifike se çfarë masash mund të vendosë, por policia tha të dielën se do të forconte zbatimin e ligjit, duke përfshirë arrestimet e mundshme të atyre që kërkonin të ndihmonin protestuesit.

Kështu, një gjendje e jashtëzakonshme do t’i japë qytetit kompetenca shtesë, duke përfshirë qasjen në pajisjet e kërkuara nga punonjësit e vijës së parë dhe shërbimet e urgjencës.

Ndërkohë një deklaratë nga autoritetet e qytetit tha se gjendja e jashtëzakonshme “pasqyron rrezikun dhe kërcënimin serioz për sigurinë e banorëve të paraqitur nga demonstratat në vazhdim dhe thekson nevojën për mbështetje nga juridiksione dhe nivele të tjera të qeverisjes”.

Sipas të dhënave, kanadezët janë gjerësisht mbështetës të vaksinimit – me gati 83% e popullsisë së kualifikuar që është plotësisht e vaksinuar.

GAZETA.MK

MARKETING

MARKETING

RENT A CAR

MARKETING

Story i mëparshëm

Si t’i shkurtoni, ngushtoni ose zgjeroni xhinset në shtëpi?

Story i radhës

Dy vite nga vdekja e këngëtares Nexhmije Pagarusha

Të fundit nga

ShkoLartë