Kryeministri palestinez kërkon nga OKB-ja që të vendosë “patrullë vëzhguese” në Bregun Perëndimor

min lexim

Kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, ka kërkuar nga Kombet e Bashkuara (OKB) që të ngarkojë me detyrë ekipet e patrullës vëzhguese në Bregun Perëndimor nën pushtim, që vendoset në objektivin e kolonëve hebrenj, transmeton Anadolu Agency (AA).

Kryeministri Shtayyeh në konferencën javore për media, që zhvilloi kabineti i Palestinës në qytetin Ramallah të Bregut Perëndimor, reagoi duke rikujtuar ngjarjen në qytetin Nablus ku një kolon hebre vrau duke shtypur me automjetin e tij dy vëllezër palestinezë.

“Forcat izraelite dhe kolonët hebrenj përshkallëzojnë tensionin në Bregun Perëndimori”, theksoi Shtayyeh, duke kërkuar nga personeli i OKB-së në Palestinë të vendosin patrulla vëzhguese në rrugët dhe rajonet që shënjestrohen nga kolonët hebrenj në Bregun Perëndimor.

Ai njoftoi se OKB-ja ka mbi 400 automjete dhe mbi një mijë punonjës në Palestinë.

“OKB-ja mund të trajnojë personelin e saj për të dokumentuar veprimet e forcave izraelite dhe kolonëve hebrenj”, tha ai.

Në një njoftim më 18 dhjetor nga prefektura e Kudsit u theksua se vëllezërit Mohammed Mutir dhe Muhenned Mutir humbën jetën pasi një kolon hebre i goditi me automjetin e tij në pikën e kontrollit Zatera në jug të qytetit Nablus të Bregut Perëndimor.





Story i mëparshëm

Në Jarinjë u pengua përplasja e shekullit !

Story i radhës

Ancelotti planifikon të qëndroj në Real Madrid deri më 2024

Të fundit nga