Në Jarinjë u pengua përplasja e shekullit !

Festat e fund vitit po afrohen, po në Jarinjë shumëçka po zien. Këtij vendkalimi të vogël ia kishin mësyrë grupe nga Serbia, Bosnja, Mali i Zi, Maqedonia, e po flitet se disa lloj ujqish e wagnera, kanë ardhur edhe nga Rusia.

Këta nuk e dinin se ku është Jarinja po Vuçiqi i kishte joshur me shtëpi të reja, banesa sa po të ndërtuara, kurse punën do ta zgjedhnin vetë: policë, ushtarak, rojtar urash, rojtar pylli, infermier e infermiere, inspektor tregu, kamiongji, vinçagji, sharragji për bllokim të rrugëve, shkallagji, administrator, mësues, student, mjekë, gjellbërës, inxhinier, deputet, politikan dhe të të gjitha profesioneve që i posedojnë, apo edhe pa kurrfarë profesionesh, vetëm ta mësynin Kosovën.

Nuk dihet se a i kishte mbytur Vuçiqi me informacione (propagandë), po ata i kishin marr me vete, gjithçka që kishin pasur para shpirtit: këpucët, çorapet, tutat, jorganët, çarçafët, sandalet, kostumet me kravata, brushat e dhëmbëve, aparatet e rrojës, kostumet e larjes, pjata, thika, lugë, pirunjtë, brushat e WC, tenxheret, kurse ata që kishin poseduar bagëti, po ashtu të gjitha i kishin marr me vete.

 Derrat si më trimat dhe më të zëshmit i kishin fut në radhët e para. Ulërimat dhe britmat e tyre e kishin ngritur peshë personelin e kufirit. Si duket kërkonin t´i lejonin të futeshin brenda, pa i identifikuar fare se çfarë lloj shtazësh janë, sepse nuk u pëlqente pritja.

 Pas derrave ishin disa egërsira të tjera që ishte vështirë të përcaktoheshin se nga e kishin prejardhjen, po dukej që nuk ishin nga Evropa.

 Ata shiheshin edhe më të egërsuar, duket se ishin derra të egër apo soji i tyre i ujqërve e wagnerave. Ata edhe ulërimat dhe britmat i kishin më ndryshe, dukej se ishin shtazë pa kurrfarë kontrolli. Komunikonin disi ndryshe edhe me derrat e rajonit, po merreshin vesh edhe me të tjerët. Së paku kjo kuptohej edhe nga gjuha mimike e tyre.

Ata u jepnin shtytje shtazëve vendore dhe me çdo kusht donin ta kalonin kufirin, pa respektuar rregulla dhe rend. Nuk e qanin kokën fare dhe nuk llogarisnin se çka i pret, po u futën brenda. Dukeshin sikur kishin me një mision të caktuar.

Me javë Vuçiq, në emër të mbrojtjes së botës serbe, po i joshte këto grupacione edhe me pagesa të majme, vetëm të niseshin drejt kufirit dhe Kosovës.

Po ashtu flitej se njësoj sikurse Putini edhe Vuçiq ka vendosur që t´i pastroi burgjet nga kriminelët, por me një kusht, që ata të luftonin për botën serbe dhe nëse tregojnë rezultate, do ta fitonin lirinë.  

Para se t´i niste drejt Kosovës Vuçiq i kishte bombarduar me propagandë, duke i ushqyer me urrejtje kundër shqiptarëve, kinse serbët janë të rrezikuar prej tyre.

  Shqiptarët marrin frymë, argument i mjaftueshëm për t´u mbrojtur nga ta, është mendim racist i tyre. Të njëjtën propagandë e udhëhiqte edhe Putini, para se ta sulmonte Ukrainën.

Është kjo fantazi e Vuçiqit, apo qëllim i vetëm i tij, që serbët edhe njëherë t´i bashkoj  kundër shqiptarëve, apo  ndoshta t´i testoi shqiptarët, se si do t´i presin grupet e shumta të të gjitha ngjyrave serbe.

Shqiptarët nuk kanë nevojë që t´i urrejnë këto grupacione, po me siguri do t´i prisnin, ashtu siç e thotë tradita e shqiptarit, bukë, kripë e zemër.

Ndoshta së pari do t´i pyesnin se për ku e kanë destinacionin. Do t´u rezervonin hotele me pesë yje dhe do t´u përgatisnin programin ditor të ekskursionit.

Ata që do të shpëtonin pa therrë në këmbë, do t´i sistemonin nëpër vende të sigurta dhe do t´i mbanin me bukë e ujë, shërbim mjekësor dhe destinim, sipas rregullave ndërkombëtare.

 Për derrat e egër vendor dhe ata nga Rusia, me siguri do të zgjidhnin tretman adekuat.

Story i mëparshëm

​Papa: Vdekjet në vendin e punës janë një humbje për shoqërinë

Story i radhës

Kryeministri palestinez kërkon nga OKB-ja që të vendosë “patrullë vëzhguese” në Bregun Perëndimor

Të fundit nga